Aksidentohet kreu i BDI-së Ali Ahmeti, në gjendje të rëndë shoferi

466
Sigal

MAQEDONI – Kreu i Bashkimit Demokrat për Integrim Ali Ahmeti është aksidentuar këtë mëngjes ndërsa udhëtonte nga Kërçova drejt Shkupit.
 
Lajmi është përcjellë nga mediat maqedonase të cilat thonë se Ahmeti ka marrë dëmtime që nuk i rrezikojnë jetën ndërsa shoferi i tij është në gjendje të rëndë.
 
Sipas dëshmive nga qytetarët që kanë parë aksidentin makina e kryetarit të BDI-së u përplas me një shtyllë betoni.
 
Në orën 11:30 kreu i BDI-së Ali Ahmeti do të takohej me kryetarin e Parlamentit Ilir Meta, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shkup.