Aksidenti tragjik, humb jetën i riu shqiptar në Nju Jork

500
Sigal

 

Policia në Orangetown, Nju Jork është duke hetuar një përplasje makine që mori jetën e një 17-vjeçari shqiptar, nxënës në shkollën e mesme ‘Pearl River’.

I riu që ka humbur jetën ka qenë shqiptaro-amerikani Altin Nezaj. Emri i të ndjerit u bë i njohur për publikun nga një mesazh i shkollës ku mësonte.

Altini ishte edhe anëtar i ekipit të futbollit të shkollës që do të mbajë sonte zi, duke ndezur qirinj në kujtim të tij, shkruan illyria.

Sipas të dhënave të para, makina ka rënë nga një mbikalim shumë i lartë, në Route 304, dhe ka rënë përmbys mbi shinat e trenit, poshtë ku ka marrë flakë, në komunën e njohur si Pearl River.