Aksident tragjik në Itali/ Ndërron jetë i riu nga Durrësi dhe shoku i tij italian, dy vajza mbesin të plagosura

432
Sigal

Humbasin jetën në një aksident tragjik në Pesaro të Italisë dy të rinj, njëri prej tyre me origjinë shqiptare.

Viktima është Juendi Xhani dhe shoku i tij italian Guiseppe Troisi.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së djelës në Itali. Xhani ishte me origjinë nga qyteti i Durrësit, por jetonte në Pesaro.

20 vjeçari shqiptar po udhëtonte me shokun e tij dhe dy vajza në një automjet tip Audi A4, kur u përplasën me një makinë tip Hyunday.

Për pasojë humbën jetën në vend dy djemtë, ndërsa vajzat mbetën të plagosura rëndë.

Ndërkohë në automjetin tjetër po udhëtonte një 71 vjeçar i cili kishte pasagjerë 2 fëmijë binjakë të moshës 8-vjeç. Por fatmirësisht 71-vjeçari dhe të miturit nuk pësuan dëmtime të rënda.
Në vendin e ngjarjes shkuan 6 autombulanca, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë nga makinat.

Ngjarja e rëndë ka tronditur zonën e Pesaros, ku vetë kryebashkiaku e ka cilësuar një tragjedi që ka lënë pa fjalë të gjithë banorët.