Aksident tragjik në Itali, humb jetën 55-vjeçarja shqiptare, trupi i saj mbetet i bllokuar në mjetin e përmbysur (Foto-Emri)

183
Sigal

Një aksident tragjik ka ndodhur në Sernaglia Battaglia, në Treviso të Italisë, me pasojë vdekjen e një gruaje shqiptare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 17:30, përgjatë rrugës provinciale 34. Sipas mediave italiane në të u përfshinë 2 makina, një Mercedez i zi A-Class, që drejtohej nga shqiptarja Edlira Alicka dhe një Audi A6, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në fushën poshtë rrugës.

Të dyja makinat udhëtonin nga Sernaglia në drejtim të Coneglianos. Menjëherë pasi u furnizua me karburant, mjeti i shqiptares në rrethana ende të paqarta është përplasur nga Audi A6. Fatkeqësisht 55-vjeçarja shqiptare humbi tragjikisht jetën. Trupi i saj i pajetë mbeti i bllokuar në kabinë, pas përmbysjes së makinës. Ishin shërbimet e zjarrfikëses që bënë të mundur nxjerrjen e trupit të gruas, pas rreth 2 orësh.

Dddddd

Ndërsa dy të moshuarit, që ndodheshin në makinën tjetër kanë mbetur të plagosur lehtë dhe janë dërguar në spitalin Conegliano. Gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar.

Rruga provinciale 34, në zonën ku ndodhi aksidenti u shpall e pakalueshme për qarkullimin e mjeteve, si pasojë e shumë aksidenteve tjera të mëparshme në po këtë zonë. Të gjitha makinat që kalonin më parë në atë zonë, tani do të kalojnë në rrugët fqinje.