Aksident i rëndë në Kosovë, kamioni del nga rruga, humb jetën shoferi

57
Sigal

Një 45-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në një aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Policia njofton se në fshatin Parallovë të Novobërdës një kamion doli nga rruga dhe për pasojë drejtuesi i tij vdiq.

“Ju njoftojmë se me daten 19.06.2022 rreth ores 15:31, kemi pranuar një informatë për një rast aksident tarfiku me lëndime në rrugën Gjilan – Prishtinë në fshatin Parallovë komuna Nobobërd . Policia e Kosovës njësiti i Komunikacionit rrugor ka arrit me urgjencë në vend të ngjarjes”, njofton Policia.

“Nga hetimet e para mësohet se bëhet fjalë për vet aksident ku i involvuar është një kamion për transport të druve ( i cili ka dalë nga rruga për shkaqe tani te panjohura)”, thuhet në njoftim.

Drejtuesi i kamionit nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve trupore.

“Drejtuesi i mjetit shqiptar shtetas i Kosovës (1977) ka pësuar lëndime të rënda trupore I cili edhe përkundër ndihmës së mjekëve si pasoj e lëndimeve në vet aksident ka ndrru jetë”, thuhet në njofton.

Policia njofton se për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga ana e Policisë së Kosovës trafiku rajonal në Gjilan”, njofton PK.