Afro një milion rusë thuhet të jenë “arratisur” pas thirrjes për mobilizim

104
Sigal

Pas thirrjes për mobilizim shumë rusë vazhdojnë të “arratisen” nga vendi duke gjetur çdo lloj mënyre të mundshme për tu larguar duke shkaktuar radhë të gjata në pikat e kalimit kufitar, por ndër ta mund të ketë dhe shtetas të cilët largohen për arsye turistike.

Në më pak se dy javë nga shpallja e mobilizimit, midis 700,000 deri në 1 milion njerëz janë larguar nga Rusia.

Këtë e shkruan Forbes, e marrë nga mediat ukrainase, duke cituar burime të tij pranë administratës presidenciale të Federatës Ruse.

Burimi theksoi se ende nuk është e qartë se sa përqind e njerëzve janë larguar nga vendi për arsye turistike.