Aferat/ Kujt politikani shqiptar iu ofruan 5 mln euro për të formuar Qeverinë me Gruevskin?!

488
SHKUP – Njërit prej liderëve të partive shqiptare në Maqedoni që fituan më pak deputetë në zgjedhjet e 11 dhjetorit i janë ofruar 5 milionë euro, plus pranimin e “platformës shqiptare” por pa Prokurorinë Speciale, si “ofertë” për të pranuar formimin e qeverisë me VMRO-DPMNE dhe BDI, bën të ditur agjencia e lajmeve INA.
Redaksia e lajmeve pretendon se e di emrin e liderit të partisë ndërkohë që saktëson se takimi ka ndodhur në njërin prej hoteleve luksoze të Shkupit.
“Oferta është bërë, kur lideri i asaj partie është ftuar në takim nga një funksionar i lartë i BDI-së, ku më pas është shfaqur edhe një nga krerët vendimtarë të VMRO-DPMNE-së, ku i është premtuar se gjitha pikat e Platformës pranohen, përveç Prokurorisë Speciale, ndërsa plus do të jenë në dispozicion edhe 5 milionë euro”, – theksuan për INA, burime partiake që janë të njohur me këtë ngjarje.
Paratë janë ofruar nga VMRO-DPMNE, ndërsa lobues kanë qenë përfaqësues të lartë në BDI që po bëjnë përpjekje për koalicionim me partinë e Gruevskit dhe jo me LSDM.
Sigal