Aeroporti më i mirë i Europës prej 18 vitesh radhazi (FOTO)

143
Sigal

”The World Travel Awards”, ka shpallur për të 18-in vit radhazi si aeroportin më të mirë në Europë, aeroportin e Zyrihut. Aeroporti më i madh i Zvicrës mban këtë titull që prej vitit 2004 si pasojë e kënaqësisë së klientëve dhe ofrimit të shërbimeve me cilësi të lartë.

Aeroporti u vlerësua për zbatimin e një game të gjerë të protokolleve të shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve dhe punonjësve gjatë pandemisë së Covid. Plani për mbrojtjen e udhëtarëve dhe stafit përfshinte ndër të tjera sigurimin e paneleve ndarëse në sportelet e kontrollit dhe mbi 200 stacione higjienike me maska dhe dezinfektues.

Aeroporti është vetëm 11 minuta me tren nga qendra e qytetit. Infrastruktura është moderne, me mbi 80 dyqane dhe WiFi i disponueshëm për t’u përdorur falas deri në dy orë.