Aeroplani rrëzohet përpara restoranti plot me njerëz, ndërrojnë jetë personat në bord

249
Sigal

Një aeroplan i vogël me një motor u rrëzua këtë të diel pranë një restoranti në Illinois në SHBA.

Rrëzimi i aeroplanit bëri që të ndërronin jetë dy personat që udhëtonin në të. Policia amerikane raportoi se aeroplani u rrëzua rreth orës 12:30. në Route 116 në Hanna City, rreth 180 milje në jug të Chicagos.

Zyrtarët e qarkut Peoria thanë se burri dhe gruaja që ndodheshin në bord, nuk janë identifikuar ende, ndërkohë që autopsitë e tyre do të kryhen të hënën.

Aeroplani goditi disa ndërtesa përpara se të rrëzohej në tokë dhe të ndalonte në një rrugë pranë një restoranti të mbushur me klientë.

Askush tjetër nuk u raportua se ishte lënduar gjatë aksidentit fatal, njoftoi policia. Zyrtarët e drejtësisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.