Abuzoi me detyrën, pranga shefit për Covid-19 në Siçili

84

Koordinatori i Siçilisë për koronavirusin, Antonio Candela dhe nëntë zyrtarë tjerë shëndetësorë janë arrestuar, pas dyshimeve se kanë marrë ryshfet nga kontratat për pajisje dhe shërbime, ka thënë policia italiane.

Kontratat mund të përfshijnë pajtueshmëritë e arritura nga viti 2016, në vlerë të gati 600 milionë eurove. Kryetari i Palermos, Leoluca Orlando e ka quajtur këtë incident si “sistem jashtëzakonisht serioz të korrupsionit”. Dyshohet se vlera totale e ryshfetit të premtuar ka qenë të paktën 1.8 milion euro, kanë raportuar mediat italiane.

Candela tani është në arrest shtëpiak, derisa Fabio Damiani, që udhëheq Autoritetin Shëndetësor të Trapanit, është në mesin e të ndaluarve. Italia – sidomos rajoni i Lombardisë – ka qenë një prej vendeve të prekura më së keqi në Evropë nga koronavirusi i ri.

Kjo pandemi ka përballur sistemin shëndetësor të Italisë me presion të madh kur ka qenë fjala për staf, pajisje dhe financa.