AAK: Kriza politike në Kosovën, asnjëherë më e thellë se sa sot

478
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerësoi të hënën se kriza politike që ka përfshirë Kosovën, asnjëherë nuk ka qenë më e thellë se sa sot.
AAK vlerëson se shumë nga politikanët, intelektualët, opinionistët, gazetarët dhe qytetarët e zakonshëm, por edhe partnerët ndërkombëtarë, po përpiqen të jenë pjesë e zgjidhjes, qoftë me ide, qoftë me veprime konkrete.
“Do të duhej që pjesë e zgjidhjes të bëhen edhe ata që e kanë shkaktuar këtë krizë, e jo të provojnë që ta thellojnë atë akoma më shumë, me shpresë se vetë do të jenë të kursyer. Idetë që të krijohen do farë komisionesh që do ta interpretonin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për Asociacionin, apo thirrja eventuale e seancave plenare të Kuvendit, nuk i kontribuojnë zgjidhjes së kësaj krize”, thuhet në komunikatën e AAK-së.
“Prandaj të gjithë ata që janë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm, nuk do të duhej të ndërmerrnin veprime që e rëndojnë situatën, por që janë në funksion të zgjidhjes së krizës politike që e ka përfshirë vendin. AAK do të jetë e përkushtuar të japë gjithçka nga vetja, që vendi ta kapërcejë këtë krizë!”, vlerëson AAK
Sigal