A duan të mbajnë shtetësinë evropiane britanikë? Del sondazhi për Brexit-in

506
Gjashtë nga 10 britanikë duan të mbajnë shtetësinë e tyre evropiane pas Brexit, përfshirë të drejtën për të jetuar, punuar, studiuar dhe udhëtuar në BE dhe shumë janë të përgatitur të paguajnë shuma të mëdha parash për ta bërë këtë.
Sipas një kërkimi të kryer nga shkolla ekonomike e Londrës, mbështetja për ruajtjen e të drejtave është veçanërisht e fortë mes 18-24 vjeçarëve, 85 për qind e të cilëve duan të ruajnë shtetësinë e tyre evropiane përveç asaj britanike.
Rreth 80 për qind e njerëzve që jetojnë në Londër po ashtu duan të kenë të njëjtat të drejta. Rezultatet vijnë si një presion mbi kryeministren Theresa May që të tërhiqet nga planet e saj për një Brexit të ashpër në favor të një marrëveshjeje që do të ruante lidhjet më të forta të mundshme tregtare pas daljes nga BR në 2019.
Të pyetur se sa do të paguanin për të ruajtur shtetësinë evropiane, pjesa më e madhe u përgjigjën mbi 400 paundë
Sigal