70-vjetori i çlirimit nga Japonia, Koreja e Veriut do ndryshojë orën

401
Koreja e Veriut do te ndryshoje orën, ne 15 gusht per te përkujtuar 70-vjetorin e çlirimit nga japonezet ne Luftën e Dyte Botërore. Sipas njoftimit te Agjencisë Shtetërore te Lajmeve, shteti komunist ka vendosur qe ora te shkoje 30 minuta pas. Koreja e Veriut ka te njëjtën ore me ate te jugut dhe Japoninë. Ndryshimi argumentohet me faktin se imperialistet japoneze kishin privuar Korenë heroike nga ora e saj standarde, duke e ndryshuar atë gjate pushtimit. Vendimi mund te shkaktoje disa probleme afatshkurtra ne zonën industriale Kaesong ne Korenë e Veriut, qe administrohet nga te dyja korete. Koreja e Veriut nuk është i vetmi vend qe ka bere ndryshime te orës, pasi ne vitin 2007 presidenti i Venezuelës Çavez beri te njëjtën gjë, qe banoret te kishin me shume kohe me diell.
Sigal