62 miliarderë kanë pasuri sa gjysma e popullatës së tokës

531
62 miliarderët më të pasur në botë kanë pasuri sa gjysma e popullatës që jetojnë në tokë, sipas një raporti të ri nga Oxfam International. Të pasurit në këto pesë vitet e fundit kanë parë pasuritë e tyre të shënojnë rritje marramendëse, deri në vitin 2015. Në vitin 2010, ishin 388 persona që kishin pasuri sa gjysma tjetër e botës, sipas CNN.
Oxfam e ka realizuar këtë raport në prag të Forumit Botëror të Ekonomisë që do të mbahet në qytetin Davos, Zvicër, një mbledhje vjetorë e liderëve politikë dhe financiarë.
Grupi i anti-varfërisë, liderët e së cilës ishin pjesë e forumit vitin e kaluar, bëjnë thirrje që t’i kushtohet vëmendje më të madhe ndaj ndarjes së zgjerimit të pasurisë.
Top 62 miliarderët kanë pasur një rritje neto në vlerë më shumë se gjysmën e një trilion dollarë ndërmjet viteve 2010 dhe 2015, ndërsa 3.6 miliardë njerëz që përbëjnë gjysmën e botës kanë humbur një trilion dollarë. Secili nga këto grupe kanë nga 1.76 trilion dollarë, shkruan “Koha”.
Hendeku në të ardhura ndërmjet të pasurve dhe të varfërve gjithashtu është në rritje. Më të varfrit 20 për qind e botës, që jetojnë në varfëri të skajshme, jetojnë në më pak se 1.90 dollar në ditë, ndërsa 10 për qind e tyre kishin pasur një rritje prej 46 për qind.
“Ekonomia globale nuk është duke punuar që të largojë këta njerëz nga varfëria ekstreme”, ak thënë Deborah Hardoon, nënkryetar i hulumtimit në Oxfam.
Ndërsa një raport i publikuar në vitin e kaluar nga Pew Research Center ka gjetur se varfëria në mbarë botën ka pasur rënie në më shumë se gjysma në dekadën e fundit. Megjithatë 71 për qind e popullsisë së botës kanë të ardhura të ulëta ose jetojnë në varfëri, duke jetuar me 10 dollarë në ditë.
Sigal