600 anëtarë të ushtrisë franceze rezultojnë me COVID-19

331
Doctors tend to a patient arriving on a wheelchair at the reception of the Emergency Room, set up in a tent, in a courtyard of the Henri Mondor Hospital in Creteil, near Paris, on March 30, 2020, on the fourteenth day of a lockdown aimed at curbing the spread of COVID-19 (novel coronavirus) in France. (Photo by BERTRAND GUAY / AFP) (Photo by BERTRAND GUAY/AFP via Getty Images)
Sigal

Gjashtëqind anëtarë të ushtrisë franceze kanë rezultuar pozitive me koronavirus, njoftoi të shtunën Ministri Francez i Mbrojtjes Florence Parly.

“Situata ka agravuar dhe ne po e ndjekim atë nga afër,” tha ministri, duke shtuar: “Kapaciteti ynë operacional nuk do të ndikohet.”

Të enjten, ministria njoftoi se katër ushtarë francezë nga operacioni anti-xhihadist Barkhane në Sahel – një rajon i Afrikës perëndimore dhe veri-qendrore që shtrihet nga Senegali në Sudan – kishin rezultuar pozitive ndaj testit të koronavirusit.