60 milionë të zhvendosur, në 2015 numër rekord i personave që lanë shtëpitë

472
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë me dije se gjatë vitit 2015, më shumë se 60 milionë persona janë detyruar që të lënë shtëpitë për të lëvizur në një vend të sigurt. Raporti i OKB-së njofton se një në 122 persona është detyruar që të ndryshojë vendbanimin për të shmangur një sërë efektesh negative. Pjesën më të madhe të kësaj shifre e zënë refugjatët, të cilët përbëjnë afro 20.2 milionë në total. Kryesisht të ardhur nga Afrika dhe vendet e Lindjes së Mesme, emigrantët kanë tentuar që të largohen nga zonat e konfliktit dhe të luftës, por disa prej tyre kërkojnë edhe një perspektivë më të mirë ekonomike.
Vendet më të prekura nga dhuna dhe lufta janë Siria, Afganistani, Somalia, Sudani Jugor, si dhe shumë shtete të tjera. Kërkesat për azil në vitin 2015 janë rritur me 78% krahasuar me një vit më parë.

Shefi i Agjensisë së Refugjatëve pranë OKB-së u shpreh se largimi me forcë ka shkaktuar një impakt të jashtëzakonshëm gjatë këtij viti. Megjithatë, ai nënvizon se në shumicën e rasteve liderët botërorë janë treguar solidarë për të ndihmuar njerëz që kanë humbur gjithçka. Statistikat tregojnë se gjatë vitit 2015, mesatarisht 4.600 njerëz në ditë kanë lënë shtëpitë.
Sigal