6 muaj pa punë në Gjermani? Ja çfarë rrezikojnë të gjithë emigrantët me ndryshimet e fundit

596
Sigal

Italianët dhe të gjithë emigrantët evropianë në Gjermani që kanë mbetur pa punë mund të marrin espuls nëse nuk arrijnë apo nuk mund të gjejnë punë Brenda gjashtë muajsh.

Alarmi është dhënë nga Radio Këlni, që ka një shërbim transmetimi në gjuhën italiane, Cosmo, që ka dhënë dëshminë shokuese të një gruaje italiane.

Asaj i janë dhënë 15 ditë afat për të gjetur një punë, ose duhet të shkojë në Itali.

“Nëse kjo do të jetë e vërtetë, sjellja e Gjermanisë mund të jetë shumë e rëndë dhe të godasë dhe vetë BE”,komenton për Ansa nënsekretari i çështjeve me jashtë Rikardo Merlo, duke theksuar se kjo mund të jetë një paradoks. Italia është nën akuzë thotë ai, sepse kërkon të të mbrojë Europën nga emigracioni jolegal, dhe Merkel po godet të drejtën themelore të qytetarëve të BE-së.