Gjobë kryeministrit rumun, ja rregulli që theu

260
Sigal

Kryeministri rumun është gjobitur me një shumë prej 550 eurosh pasi ka thyer masat e marra kundër përhapjes së koronavirusit.

Ai ka pirë duhan në ambient të mbyllur dhe ka mbajtur takime në ndërtesën e qeverisë ku disa prej ministrave dhe pjesëmarrësve të tjerë nuk respektuan distancën fizike.

Në fotografitë e publikuara në mediat rumune shihet qartë se kryeministri i vendit, Ludovic Orban dhe disa të tjerë pijnë duhan në tryezën me ushqim dhe alkool, ndërkohë asnjëri prej tyre nuk mbante maskë dhe nuk respektonin distancën fizike.

Ndërkohë kryeministri rumun është shfajësuar duke thënë për agjencinë e lajmeve Madiafax se ajo foto është shkrepur më 25 maj në ditëlindjen e tij.