500 rrënjë kanabis në një vilë, arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali

159
Sigal

Policia italiane ka vënë në pranga dy vëllezër shqiptarë të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike.

Mediat vendase bëjnë me dije se vëllezërit shqiptar 23 dhe 33 vjeç identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur janë arrestuar në Torino, pasi kishin kultivuar 500 rrënjë kanabis në një vilë në qendër të Pinerolos.

Shqiptarët e kishin marrë me qira atë ndërtesë për ta shndërruar në një “serrë” për prodhimin e drogës, ku pas kontrollit nga karabinierët janë gjetur mbi 500 bimë kanabis.

Gjithashtu brenda janë gjetur të gjitha pajisjet e nevojshme për ngrohjen e dhomave dhe filtrat për ventilim.

Në shtëpi u sekuestruan njëqind kilogram marijuanë të gatshme për t’u paketuar.

Ndërkohë që në ambientet e jashtme nuk ndihej asnjë aromë ose të dëgjohej zhurmë shqetësuese.