Kërcënohet me jetë kryeparlamentarja Vjosa Osmani

303
Sigal

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pak ditë më parë është kërcënuar me jetë përmes rrjeteve sociale. Mësohet se kërcënimet kanë qenë përmes Twitterit. Një gjë e tillë është raportuar edhe nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka hapur një rast të kanosjes, cili ka ndodhur më 23 qershor rreth orës 16:37. Policia ka bërë të ditur se një person ka raportuar se në llogarinë e rrjetit social Twitter ka ardhur një kërcënim në gjuhën angleze. “Në llogarinë e rrjetit social Twitter ka ardhur një kërcenim në gjuhën angleze. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë Osmani është përjashtuar nga LDK-ja, pasi kryeparlamentarja doli kundër vendimit të partisë për votuar pro mocionit të qeverisë së Albin Kurtit