4 të dënuar masakrojnë shqiptarin në burg

231
Sigal

Pesë persona u përfshinë në një përplasje në burgun Domokou në Greqi. Mediat greke raportojnë se 4 të dënuar sulmuan një shqiptar, 30 vjeç me sende të forta metalike dhe shkopinj.

I riu shqiptar i dënuar me burg të përjetshëm për vrasje ka dëmtime të shumta trupore. Gjendja e tij u agravua dhe nga spitali i Lamias u transportua për në Athinë. Aktualisht ai ndodhet në spitalin “Evangelismos” ku po trajtohet dhe është jashtë rrezikut për jetën e tij.

Autoritetet greke kanë filluar hetimet për përplasjen e përgjakshme në burg.