34 mijë të infektuar, Turqia hyn në zonën e kuqe të koronavirusit

49

Turqia është duke u përballur me dallgë të mëdha të prekurish nga koronavirusi duke e kthyer këtë vend në një ndër shtetet më të prekura deri më tani.

Turqia është vendi i nëntë tani pas Britanisë së Madhe për numrin e të prekurve, i cili mbrëmë arriti në më shumë se 34 mijë me një rritje prej rreth 4000 rastesh krahasuar me 24 orë më parë.

Deri më tani janë raportuar 725 të vdekur në total nga koronavirusi, ndërsa në rrjetet sociale ka akuza për fshehje të numrit total të vdekjeve duke i kategorizuar ata si viktima nga sëmundje të tjera.