Qentë,një afeksion i madh edhe për njerëzit prehistorikë

393
Sigal

Rreth 6 000 vite më parë, komunitetet neolitike që jetonin në afërsi të zonës që sot ndodhet Barcelona kishin një afeksion të veçantë për qentë.

Dëshmitë arkeologjike evidentojnë në të paktën katër zona ku tregohet sesi njerëzit parahistorike dhe shoqëruesit e tyre me katër këmbë jetonin së bashku, ”punonin” së bashku dhe madje ndanin të njëjtin regjimin ushqimor me drithëra dhe perime, sipas një studimi të publikuar së fundmi në revistën ‘’Journal of Archaeological Science: Reports’’.

‘’Këto kafshë ishin pjesë e rëndësishme të integruara në këto komunitete neolitike’’.

Ky status special që u akordohej qenve i ndiqte deri në varr. Skelete të pjesshme apo të plota të qenve janë rigjetur në mbi 20 varre, të vendosur me kujdes pranë burrave, grave apo fëmijëve.