Sigal

Më shumë se 300 persona marshuan sot nëpër rrugët e qytetit francez Frontenay-Rohan-Rohan, në mbrojtje të familjes shqiptare Bullica, ndaj së cilës ishte nxjerrë një urdhë dëbimi nga Franca.
Sipas portalit Lanouvellerepublique.fr, familja shqiptare kishte rreth dy vjet që jetonte në këtë komunë.

Pjesëmarrësit në “Marshimin e Vëllazërisë” treguan dashurinë e tyre ndaj familjes Bullica, e cila edhe ajo ishte e pranishme, së bashku me djalin e tyre, duke u premtuar se do të bënin çfarë ishte e mundur që të mos dëboheshin nga Franca.