30 të vdekur nga një atentat kamikaz i dyfishtë në Kamerun

461
Të paktën 30 persona kanë vdekur sot në mëngjes në një atentat kamikaz të dyfisht në Kerawa, qytet që ndodhet në veri të Kamerunit dhe në kufij me Nigerinë, sipas burimesh ushtarake dhe policore “Një shpërthim i parë ndodhi rreth orës 11:00 sipas orës lokale (10:00 GMT) në tregun e qytetit, pak më vonë, një shpërthim i dytë ndodhi rreth 200 metra nga kampi ushtarak”, theksoi policia. “Të paktën 30 persona janë vrarë”, sipas të njëjtave burime. Vetëm gjatë muajit të korrikut pesë atentate kamikaze të kryera nga Boko Haram kanë goditur këtë rajon duke shkaktuar vdekjen e 50 personave. Kameruni është i angazhuar në një koalicion rajonal në karë të Nigerisë, Çadit, Nigerit dhe Beninit për të luftuar Boko Haramin.
Sigal