26.5 milionë euro ndihmë për Kosovën për luftën kundër pandemisë

219
Sigal

Kryeministri i Republikës së Kosovës,  Avdullah Hoti dhe Ambasadori BE-së,  Tomáš Szunyog, nënshkruan kontratën e përkrahjes buxhetore prej 26.5 milionë euro, që do t’i ndihmojnë Kosovës të adresojë pasojat e pandemisë COVID-19. Pagesa e parë prej 20.5 milionësh pritet që të realizohet para fundit të këtij viti.Kryeministri i Republikës së Kosovës,  Avdullah Hoti dhe Ambasadori BE-së,  Tomáš Szunyog, nënshkruan kontratën e përkrahjes buxhetore prej 26.5 milionë euro, që do t’i ndihmojnë Kosovës të adresojë pasojat e pandemisë COVID-19. Pagesa e parë prej 20.5 milionësh pritet që të realizohet para fundit të këtij viti.

Me këtë rast, Kryeministri Hoti falënderoi qytetarët dhe taksapaguesit e BE-së për mbështetjen e deritanishëm e sidomos gjatë këtij viti derisa po përballemi me problemet ekonomike dhe sociale si rezultat i pandemisë Covid-19, shkruan lajmi.net.

‘’Jemi të lumtur që ekipet tona kanë punuar së bashku gjatë kësaj kohe për të siguruar që Kosova t’i përmbushë disa kërkesa specifike për ta marrë këtë mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore, e cila është më se e nevojshme në fund të vitit për t’i ndihmuar grupet specifike të qytetarëve tanë, përfshirë bizneset dhe për ta mbushur buxhetin e pakësuar për shkak të situatës momentale me pandeminë COVID-19’’, tha Kryeministri Hoti.

Para ceremonisë së nënshkrimit të kësaj kontrate, Kryeministri Hoti, bashkë me Zëvendëskryeministrat  Tahiri dhe Selmanaj, zhvilluan takim virtual me ambasadorin e BE-së, Tomáš Szunyog. 

Në takim u bisedua për përmbushjen e kushteve të pajtuara ndërmjet Kosovës dhe BE-së për sa i përket përkrahjes së BE-së nga fondet IPA në buxhetin e vendit. 

Gjatë takimit Kryeministri Hoti prezantoi zbatimin e masave të mbështetjes ekonomike për të lehtësuar pasojat e pandemisë. Ai theksoi se Qeveria do të rris kontrollin e shpenzimeve dhe sigurinë e TI-së, si dhe do të bëjë hapa konkret për të adresuar gjetjet e raportit të auditimit të IT-së të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës për vitin 2020.

Kryeministri Hoti dhe Ambasadori Szunyog theksuan rëndësinë e procedurave transparente të prokurimit publik për të fituar besimin e publikut. Ata u dakorduan të ndajnë arsyetimet për përdorimin e procedurave të negociuara për 18 muajt e fundit dhe të zhvillojnë legjislacionin e ri për prokurim publik duke ndjekur praktikat më të mira legjislative.

Në takim u arrit pajtueshmëria që Qeveria të zbatojë me kujdes Ligjin për organizimin e administratës shtetërore kur harton strukturat e reja të brendshme të ministrive dhe të mbikëqyrë kornizën e re ligjore për rekrutimet në këtë administratë, duke synuar depolitizimin e saj.