Sigal

Një i ri shqiptar raportohet se ka humbur jetën në një aksident rrugor në Itali.

Ora shënonte rreth 3 e 30, kur në komunën Lamporecchio (Pistoia), drejtuesi i një motoçiklete, për shkaqe që mbeten ende për tu zbardhur, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar drejt kangjellave të një banese, sipas mediave italiane.

I riu, Kledis Gixhari, 18 vjeç, përplasi kokën dhunshëm në asfalt, duke humbur jetën.

Bashkë me të, në motoçikletë, ishte një tjetër i ri, i cili nga aksidenti nuk pësoi lëndime serioze. Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.