18 viktima e 40 të plagosur bilanci i një sulmi në Bagdat

448
18 persona humbën jetën dhe 40 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve terroriste në Bagdad të Irakut. Në zonën Bagdadi ri të kryeqytetit një makinë e parkuar në rrugë shpërtheu papritur dhe më pas perona të armatosur nisën të qëllojnë para së të hidhnin veten në erë brenda një qendre tregtare.
Sulme kamikaz dhe shpërthimi i makinës gjithashtu u morën përsipër nga shteti islamik. Miliatntët ektremistë thanë se kishin në shënjestër civilët shiitë të irakut teksa vijojnë të mbajnë nën kontroll ngastra të mëdha në veri dhe perëdnim të vendit.
Shtatë persona, përfshirë dy policë, u vranë nga shpërthimi me bombë në një zonë me shumice shiite të Bagdadit, 5 të tjerë u qëlluan për vdekje nga persona të armatosur brenda qendrës tregtare dhe gjashtë të tjerë u vranë si pasojë e sulmeve kamikaze. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes dhe banorët e kësaj zonë në bagdat shprehen se aty tashmë gjithcka ëhstë shkatëruar dhe se rreziku më të cilin ata përballen cdo ditë, ka bërë që të jetojnë në frikë dhe panik. Ndërkohë në lindje të qytetit, në zonën Mudadija, dy bomba vranë të paktën 23 persona dhe plagosën 51 të tjerë në të njëjtën ditë.
Sigal