“17 pako të vendosura në banane”/ Policia kap sasi të mëdha kok*ine brenda marketit, dyshohet se një grup shqiptarësh…

210
Sigal

Policia gjermane ka sekuestruar 17 pako me kokainë në qytetin Wurzburg brenda një dyqani ushqimesh. Droga u gjet në një dyqan ushqimesh, e vendosur mes bananeve. Hetuesit gjermanë pretendojnë se droga vjen nga Ekuadori i Amerikës së Jugut dhe në këtë mes kanë gisht edhe trafikantët shqiptarë të drogës, por nuk i kanë rezistuar as ironisë.

“Fakti që gjetëm 500 kilogramë kokainë këtu në Würzburg padyshim që do të zemërojë tregtarët,”-tha një prej hetuesëve. Droga ishte ndatë në 17 pako dhe kapte 500 kg në total, sasi që nëse përfundonte në trego do të vlerësohej 17 milionë euro.

Mediat gjermane bëjnë me dije se zbulimi i kokainës ishte krejt rastësi pasi ishte dalluar nga një punonjës magazine, i cili dyshohet se ka marrë 8 kilogramë kokainë dhe i ka shitur ato për llogari të tij. Por nga frika, më pas njoftoi Policinë.

“Natyrisht që diçka nuk shkoi keq me porositësit. Përndryshe ata do ta kishin marrë më parë mallin,”-tha një prej hetuesve lidhur me rastin ndërsa puna për të gjetur “kokat” ende vazhdon. Dyshimet janë drejt një grupi shqiptarësh që merr drogën nga Ekuadori dhe më pas e shprëndan nëpër Gjermani, por detajet janë ende të paqarta.