14-vjeçari shqiptar, biznesmeni më i ri në SHBA

532
Në Amerike bëhen mrekulli. Nje djalë 14-vjeçar, Dean Ismajli, me banim në Lantana, Florida, ka hapur kompaninë e vet “Sneakerheadexpress”, e cila merret me shitblerjen e atleteve dhe punët po i shkojnë mirë. “Brenda pak kohe fitova 30 mijë dollarë”,- thotë Dean, në prani të prindërve Haradinit dhe Fatimes, të cilët i kanë krijuar të gjithë kushtet për t’u marrë me biznes e për të vazhduar njëkohësisht shkollimin në “Maritime Academy High School” në Lantana të Florida-s. 
Si funksionon ky lloj biznesi? 
 “Unë blej atlete të markave të njohura me çmime të ndryshme nga ato që vështir gjenden në treg dhe pastaj i shes me çmime më të shtrenjta. Thjeshtë, blej lirë e shes shtrenjtë. Blej e shes përmes facebook, e-bay dhe website-it tim: www.sneakerheadexpress.com”, thotë Dean Në pyetjen se cila është dëshira e tij kur të rritet, Dean thotë: “Kam dëshirë të bëhem sipërmarrës si prindërit e mi që janë pronarë të një restoranti dhe pasurive të patundshme në Florida. Jam i lumtur me këtë biznes që bëj tani dhe me paratë që fitoj blej gjëra për vete bile edhe për prindërit e mi. Çelësi i suksesit në biznes është të duash atë që bën dhe të blesh me çmime të ulëta e t’i shesës me çmime të larta por njëkohësisht të kesh kënaqësi e të jesh i sinqertë në biznes”. Gjithçka filloi kur Dean ishte edhe më i vogël dhe i donte atletet. Ai u ftua nga shokët e tij Jacob dhe Dylan në një mbrëmje të quajtur “Solefest” në Ëest Palm Beach dhe bleu atlete me çmime $600 të cilat i shiti me çmime të dyfishuara. “Paratë e fituara do t’i investoj dhe një ditë kam në plan të hapë shitore për të fituar edhe më shumë”, shton Dean , i cili luan futboll, basketboll dhe merret edhe me fotografi. Lojtari i preferuar i tij është Ronaldo ndërsa basketbollistët Michael Jordan, Larry Bird dhe Kobe Bryant. Biznesi që ka filluar Dean është për t’u lakmuar edhe për personat e rritur. Ata që e njohin e admirojnë se si në këtë moshë është në gjendje të mendojë si një biznesmen i rritur e me përvojë. “Vetëm në Amerikë e askund tjetër”, thotë nëna e tij Fatimja, e lumtur me sukseset e të biri
Sigal