133 të vdekur në Indi si pasojë e alkoolit të pakontrolluar

403
Sigal

133 persona vdiqën dhe të paktën 200 të tjerë janë shtruar në spital në Indinë verilindore pasi konsumuan pije alkoolike toksike, njoftuan sot autoritetet lokale, më pak se dy javë pas një rasti të ngjashëm ku u regjistruan njëqind të vdekur në veri të vendit.

Në mesin e viktimave numërohen edhe disa gra të cilat punonin në plantacionet e çajit në Shtetin Assam.

Një komision hetimor është ngritur për të shqyrtuar rastet, ndërsa policia thotë se ka arrestuar një person që kishte shitur alkoolin, ndërsa dy zyrtarë ishin pezulluar pasi nuk kishin marrë masat e nevojshme për të penguar shitjen e tij.