100 mijë euro kokainë e fshehur në piano / Ja gabimi që i kushtoi shtrenjtë çiftit shqiptar

264
Sigal

Rreth 800 gram kokainë e fshehur në një mënyrë jo shumë të saktë, e fshehur në kabinën e një pianoje në dhomën e ndenjes, i ka kushtuar shtrenjtë shqiptarit dhe partneres së tij.

Lënda narkotike vlerësohet të jetë me vlerë rreth 100,000 euro pas “prerjes” dhe shitjes me pakicë.

Droga ishte e destinuar për “rrethet e sipërme” të Vicenza-s dhe zonës së saj të brendshme, nga e cila do të nxirren fitime të mëdha.

Për lëndën narkotike do të duhet të përgjigjet përpara gjykatës së Vicenza një 27 vjeçar me kombësi shqiptare dhe partnerja e tij 38 vjeçare. Ata u arrestuan majin e kaluar, ndërsa tani janë dënuar me 7 vjet e gjysmë burg, përkatësisht 4 vite për shqiptarin dhe 3 vite e gjysmë për partneren e tij. Ata u gjobitën edhe me 26 mijë euro.

Hetuesit e Selisë së Policisë në maj vendosën vulat në një biznes të lulëzuar të kokainës, pasi kishin rënë në gjurmët e kanalit e shpërndarjes së drogës duke rindërtuar kontaktet midis blerësve dhe përmes ndjekjes me rroba civile. Çifti priti vizita nga konsumatorë të rregullt të kokainës. Pas vendimit, avokatët mbrojtës do të apelojnë dënimin e gjatë.