Studentët bojkotojnë sërish mësimin, marshojnë drejt ministrisë së Arsimit

550
Sigal

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës janë sot në ditën e dytë të protestës. Ato kanë bojkotuar sërish mësimin pasi janë kundër tarifës për provimet që jepen me kredite.

Janë mijëra studentë që kanë bojkotuar sot mësimin, edhe në disa fakultete të tjera, të cilët po marshojnë drejt ministrisë së Arsimit. Studentët kërkojne heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provime të mbartur.

Ata kerkojne gjithashtu që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.

Studentët të cilët janë vetëorganizuar, kanë bojkotuar mësimin pasi kërkojnë plotësimin e tre pikave:

1. Heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura
2.Shtyrjen e afatit të pagesës vjetore
3.Bërjen e pagesës me këste

Lëvizja Për Universitetin dhe aktivistë të saj i janë bashkuar dhe solidarizohen me kërkesat e tyre, pasi universiteti duhet të jetë në bazë të meritës dhe jo parave. Universiteti banohet nga studentët, prandaj studentët duhet të vendosin!“- shkruhet në njoftimin e Lëvizjes për Universitetin.