Sindikatat e mësuesve paralajmërojnë ndërprerjen e mësimit dhe protesta

507
Konfederata e Sindikatave paralajmëron nisma sindikaliste deri me ndërprerjen e mësimit në shkolla në rast se ministria e arsimit nuk firmos kontratën kolektive për arsimtarët dhe në rast se vihet në zbatim vendimi i këshillit të ministrave për heqjen e pagës së transportit për ata mësues që nuk janë më larg se 5 kilometër nga zonat rurale ku japin mësim. Burime pranë konfederatës thonë për gazetën “Telegraf” se nuk janë dakord me vendimin e qeverisë për transportin e mësuesve, duke e cilësuar si absurd. Nëse qeveria nuk reagon në lidhje me vendimin për transportin e mësuesve, konfederata e sindikatave do të nisë me lëvizjet sindikaliste siç është ndërprerja e mësimit dhe deri në protesta e grevë urie. Bëhet fjalë për vendimin e qeveris i cili u publikua në fletoren zyrtare më datë 29 korrik 2015.
Vendimi i Këshillit të ministrave
Transporti i nxënësve dhe mësuesve që punojnë jashtë zonës së banimit do të bëhet me fondet e Ministrisë së Arsimit. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për kategorinë e mësuesve dhe nxënësve që do të përfitojnë lekët e transportit. Përballimin nga fondet publike të shpenzimeve për transportin e përfitojnë punonjësit arsimorë (drejtor, nëndrejtor, mësues) të institucioneve arsimore publike (shkolla publike të arsimit bazë dhe kopshte publike) të cilët punojnë jashtë qendrave urbane, qytetit/fshatit, në largësinë mbi 5 km nga kufiri i njësisë përbërëse administrative të vendbanimit të tyre të përhershëm, dhe kthehen brenda ditës. Gjithashtu për nxënësit që ndjekin institucionet arsimore publike të arsimit bazë ose kopshtet publike, që udhëtojnë, nga vendbanimi përhershëm në një vendbanim tjetër, mbi 2 km larg institucioneve arsimore publike më të afërta (shkollë/kopsht); Në asnjë rast nuk përfitojnë shpenzime transporti nxënësit/fëmijët që udhëtojnë mbi 2 km, nëse në vendbanimin e tyre funksionojnë institucionet arsimore publike (shkollë/kopsht). c) nxënësve që jetojnë në qendra rezidenciale të krijuara me vendim të Këshillit të Ministrave për grupe të nxënësve/fëmijëve/familjeve që vijnë nga shtresa sociale në nevojë dhe që udhëtojnë mbi 2 km larg për të ndjekur mësimin në institucionet arsimore publike më të afërta (shkollat e arsimit bazë ose kopshtet publike);
ç) nxënësve të arsimit parauniversitar me aftësi të kufizuara që gëzojnë statusin ligjor të invalidit, që nuk shikojnë, që nuk dëgjojnë, invalidit paraplegjik dhe invalidit tetraplegjik.
Sigal