Si shpenzuan universitetet përgjatë 2019-2020 ?

310
Sigal

Qëndresa Qytetare ka publikuar sot raportin e monitorimit financiar të 6 universiteteve publike me fokus shpenzimet nga tarifat e studenteve për një vit akademik të plotë (1 shtator 2019 – 30 Gusht 2020).

6 universitetet e marra në monitorim kanë shpenzuar në total rreth 1,7 milion euro për ruajtjen dhe sigurinë e godinave dhe vetëm 38,000 euro për studime dhe kërkime shkencore.

Shpenzimet më të mëdha përgjatë një viti janë ato të personelit ku në total prej 6 universiteteve janë rreth 26 milion euro në vit. Shpërblimet dhe honoraret zënë vendin e dytë me një vlerë rreth 2,5 milion euro.

Shpërndarja e burimeve financiare në këto zëra dhe në raporte të tilla ka ngritur shqetësimet nga ana tjetër të moskonsiderimit të disa shpenzimeve të nevojshme për studentët si digjitalizimi i shërbimeve administrative apo rimbursimi i paketave të internetit të mësimit online.