Shqipëria e 63-ta nga 73 vende në renditjen e OECD për arsimin fillor

458
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) publikoi sot renditjen më të detajuar të kryer ndonjëherë në shkallë globale për sistemin arsimor fillor. 
Vendi ynë radhitet i 63-ti nga 73 vendet ku u krye hulumtimi. Renditja është hartuar në bazë të studimit të lëndëve që marrin fëmijët deri në moshën 15-vjeçare. Në të theksohet se mirëarsimimi deri në moshën 15-vjeçare, siguron një rritje ekonomike dhe zhvillim të qëndrueshëm në të ardhmen. 
Sipas studimit të OECD-së, nëse në vendin tonë sistemi arsimor do të jetë në gjendje që t’u ofrojë nxënësve nën 15 vjeç njohuritë bazë në fusha të caktuara, prodhimi kombëtar do të rritej me 926 për qind përgjatë 5-6 dekadave të ardhshme. 
Në krye të tabelës janë të vendosura katër vende aziatike, me Singaporin që udhëheq, ndjekur nga Hong-Kongu, Koreja e Jugut dhe Japonia, ndërkohë që në fund radhitet Omani dhe Gana.
Sigal