Sigal

Bursë studimi në Holandë

Bursa ‘Mendje Kreative’ nga Akademia për Industrinë kreative është në dispozicion për vitin akademik 2019-2020. Qëllimi i bursës është të mbështesë të rinjtë kreativë gjatë periudhës së studimit në Akademinë për Industrinë kreative.

Fontys Hogescholen (Universiteti i Shkencave të Aplikuara Fontys) është një nga universitetet më të mëdha hollandeze, me kampuse që ndodhen kryesisht në jug të Hollandës. Në Fontys, ndërkombëtarizimi është një çështje kyçe. Ne ofrojmë arsimim në gjuhën angleze për studentët e huaj që dëshirojnë të ndjekin programin e plotë dhe / ose studentëve të huaj që na vizitojnë si studentë shkëmbimi. Cilësia është elementi kryesor i vizionit të Fontys.

Bursa është në dispozicion për të ndjekur programin universitar  të Bachelorit. Bursa jepet për student të interesuar në fushën e Arteve dhe Shkencave humane, Administrim dhe menaxhim biznesi. Vlera e bursës arrin në 3,000 euro.

Mund të aplikojnë të interesuarit nga vendet që nuk janë anëtare të zonës evropiane të ekonomisë. Kështu ndër shtetet e tjera mund të aplikojnë të personat nga: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi.

Kriteret:

Nuk keni një diplomë nga një institucion arsimor në Hollandë

Duhet të regjistroheni si student i rregullt për një nga programet studimore të Akademisë për Industrinë kreative

Ju mund të tregoni se keni një fokus dhe mendje krijuese

Gjuha: Aplikatëtë, të cilët nuk kanë si gjuhë të parë anglishten, duhet të dërgojnë një dëshmi të aftësisë në të folur dhe shkruar të gjuhës angleze në nivelin e kërkuar nga Universiteti.

Procedura e aplikimit: Për të aplikuar, dërgoni aplikimin tuaj të plotë në adresën : aciinternational-at-fontys.nl duke përfshirë një letër motivimi, CV, notat e shkollës dhe demostrimin e aftësisë suaj kreative.

Praktikë e paguar në Qendrën Rinore Politike të Ukrainës

Qendra rinore politike e Ukrainës po kërkon një praktikant/e për t’iu bashkuar ekipit të tyre në Kiev të Ukrainës për periudhën gusht – tetor 2018 (2 muaj).

Praktikanti do të mbështesë ekipin e Komunikimit të Qendrës rinore politike të Ukrainës dhe do të jetë i përfshirë drejtpërdrejt në komunikimin me kolegët gjermanë të cilët do të vijnë në Kiev për të zbatuar një projekt sociokulturor për fëmijët. Ky është një projekt unik për rehabilitimin social dhe psikologjik të fëmijëve që kanë përjetuar trauma, duke përdorur mjete të ndryshme artistike (vallëzim, këndim, dramatizim etj.) Praktikanti do të menaxhojë detyrat e komunikimit në kuadër të këtij projekti (përkthimi nga gjermanishtja në gjuhën ukrainase / rusisht). Për këtë arsye puna do të përfshijë një sërë detyrash administrative.

Kriteret:

Diplomë universiteti, e cila preferohet në degët e Marrëdhënieve me Publikun, Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Filologji, Sociologji etj. ose studentë në vitin e fundit të universitetit;

Aftësi për të folur gjuhën gjermane (e domosdoshme) dhe një nivel i mirë i gjuhës angleze (jo i detyrueshëm);

Aftësi në përdorimin e kompjuterit (promovimi në media sociale);

Aftësi në të shkruar, informim dhe komunikim, aftësi për të përshtatur mesazhe për audienca të ndryshme;

Aftësi të mira organizative dhe aftësi për të përmbushur detyrat në afatet e përcaktuara; aftësia për të punuar individualisht, por dhe në grup në një mjedis multikulturor;

Gatishmëria për të punuar me fëmijët;

Personalitet me aftësi të fuqishme ndërpersonale, komunikimi dhe njohjeje dhe një qëndrim fleksibël, kreativ dhe dinamik.

Afati: 31 korrik 2018

Kush mund të aplikojë: individë nga e gjithë bota

Përfitimet:

Qendra rinore politike e Ukrainës ofron një mjedis pune multikulturor dhe dinamik. Qendra do të sigurojë akomodimin nëse është e nevojshme. Praktika do të paguhet.

Si të aplikoni?

Aplikimet duhet të shkruhen në gjermanisht dhe të shoqërohen nga një CV e detajuar (maksimumi 2 faqe) dhe një letër motivimi (maksimumi 1 faqe). Ato duhet të dërgohen në e-mail duke shkruar “INTERN (gjermanisht)” në rreshtin e subjektit dhe të dërgohen në adresën: [email protected]

Praktikë në Parlamentin Evropian

Parlamenti Europian u ofron të rinjve që kanë një certifikatë të përfundimit të shkollës së mesme para afatit të fundit për aplikime, që korrespondon me nivelin e kërkuar të hyrjes në universitet ose që kanë përfunduar një kurs më të lartë teknik të një niveli të barazvlefshëm, të marrin pjesë në programin e praktikës. Prioritet u jepet të rinjve të cilët janë të detyruar që ta kryejnë praktikën e plotë si pjesë e studimeve të tyre, me kusht që ata të kenë mbushur moshën 18 vjeç në datën e fillimit të praktikës.

Sesionet e praktikës jepen për periudha një deri në katër muaj, por kjo mund të ndryshojë.

Kriteret:

të jeni një shtetas i një shteti anëtar i Bashkimit Europian, ose i një vendi aplikues për pranimin në BE;

të jeni 18 vjeç ose më shumë në datën e fillimit të praktikës;

të keni njohuri shumë të mira të një prej gjuhëve zyrtare të BE-së;

nuk keni qenë pjesëmarrës i mëparshëm i praktikave (të paguara ose të papaguara) ose të keni qenë punonjës me pagë për më shumë se 4 javë rresht duke u paguar nga buxheti i Bashkimit Europian

Janë në dispozicion 3 afate kohore për një vit.

Praktikat jo të detyrueshme:

Datat e nisjes dhe afatet për praktikat jo të detyrueshme:

Periudha e aplikimit: 1 gusht – 1 tetor

Fillimi i praktikës (maksimumi 4 muaj): 1 janar

Periudha e aplikimit: 1 Dhjetor – 1 Shkurt

Fillimi i praktikës (maksimumi 4 muaj): 1 maj

Periudha e aplikimit: 1 Prill – 1 Qershor

Fillimi i praktikës (maksimumi 4 muaj): 1 shtator

Praktikat e detyrueshme:

Parlamenti mund të pranojë aplikantët, të cilët plotësojnë kriteret e përgjithshme të pranimit dhe për të cilat praktika është një kërkesë e detyrueshme:

Të jetë pjesë e një kursi studimi në një universitet ose në një institucion arsimor të një standardi të njëjtë,

Të ketë një formim profesional të nivelit të lartë të organizuar nga një organizatë jofitimprurës (sidomos institutet apo organizatat publike)

Të ketë një profesion,

Të dorëzojë dokumentet mbështetëse nga organi që i jep mundësinë të marrë jetë pjesë e ketij profesioni

Datat e fillimit dhe afatet për pranimin e aplikimeve për  praktikën e detyrueshme:

Afati i fundit për pranimin e aplikimeve: 1 tetor

Fillimi i praktikës: Midis 1 Janarit dhe 30 Prillit

Afati i fundit për pranimin e aplikimeve: 1 shkurt

Fillimi i praktikës: Midis 1 majit dhe 31 gushtit

Afati i fundit për pranimin e aplikimeve: 1 qershor

Fillimi i praktikës: Midis 1 Shtatorit dhe 31 Dhjetorit