Reforma në arsim, studentë dhe pedagogë protestë para Kuvendit

476
Studentë dhe pedagogë të universiteteve publike janë mbledhur para Kuvendit me parulla në duar dhe thirrjet “Reforma në arsim nuk kalon as në Kuvend as në komision”. 
Studentët kanë deklaruar se nuk do të nënshtrohen dhe i kanë kërkuar deputetëve të reagojnë. “Qeveria e klientëve, ne nuk nënshtrohemi. Deputetët të reagojnë, ta çojnë reformën në plehra. Do t’i thërrasim popullit, nëse nuk ngrihen mbi interesa”, kanë thënë studentët. 
Një nga pikat më të kundërshtuara nga studentët në këtë projektligj është rritja e tarifave të studimit. Studentët shprehen se rritja e çmimit për studime është e papërballueshme.
Sigal