Praktika e dështuar me abetaren/ Katër kërkesa që presin përgjigje nga Ministret Evis Kushi dhe Arbërie Nagavci për konkursin “Abetare e përbashkët”

235
Sigal

Shtëpitë Botuese na shkruajnë:

Katër kërkesa që presim përgjigje nga Ministret E Kushi dhe H Nagavci për Konkursin  “Abetare e përbashkët”.

Kriteret dhe dokumentet udhëzuese për hartimin e Abetares të përbashkët u publikuan në portalin e MAS në fund të muajit janar 2022.

Shkurt-mars-prill, kërkohet Subjekti aplikues dhe ai bashkaplikant; përgatitet teksti dhe dokumentacioni shoqërues.

– Data e dorëzimit a. 2-3 maj 2022, në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në Prishtinë. b. Data 5-6 maj 2022, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, në Tiranë.

Kërkesë 1:

-A mund të shtyhet data e dorëzimit të teksteve, në pamjaftueshmëri të kohës së përcaktuar për përgatitje? Konkurse paraardhëse janë zhvilluar edhe në muajin korrik dhe shtëpitë botuese i janë përgjigjur me tekste të përgatitura për fillimin e vitit shkollor?

***

Në Paketa e dokumenteve të Abetares për procedurat e zhvillimit të konkursit, fq 4, lexojmë: Pjesëmarrës në konkursin për tekstin shkollor të vetëm të përbashkët “Abetare” janë dy
subjekte juridike… të llojit “shtëpi botuese”… të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës,… Autorë të tekstit “Abetare” do të jenë autorë të përbashkët nga të dyja vendet…

Koment:

1.Sami Frashëri ideologu i shquar i të gjithë kohërave, u shqua jo vetëm si enciklopedist, përkthyes, erudit, filozof e sociolog, por edhe si autor tekstesh shkollore. Në vitin 1879 u botua teksti mësimor “Alfabetare e gluhësë shqip” fryt i një pune kolektive të Samiut me anëtarë të tjerë të shoqërisë kulturore të Stambollit.

Por në vitin 1886, S Frashëri duke parë punën jofrutdhënëse në grup, megjithë ndjenjën e fuqishme atdhetare, përgatiti dhe botoi i vetëm, po e përsëritim “ i vetëm” në Bukuresht tekstin mësimor për klasën e parë“Abetare e gjuhësë shqip”(1886) (82 faqe) dhe Shkronjtore e gjuhës shqipe ( gramatika 1886 ). Gramatika dhe abetarja përfaqësonin në atë kohë dy tekste bazë për mbajtjen në këmbë të një mësonjëtoreje të parë.

2.Rrugëtimi i abetareve me një Autorësi duke filluar nga Naun Veqilharxhi (1844) është vazhdimësi e Abetarevetë gjuhës shqipe (janë rreth 200 abetare me një autorësi nga 225 abetare që janë botuar).

3.Edhe në monizëm nxënësit mësonin me abetaren e Kol Xhumarit.

Në vitin 2012 për herë të parë u eksperimentua nga Ministritë e arsimit të dy vendeve Shqipëri-Kosovë përgatitja e një abetare të përbashkët. Kjo abetare nuk u shërbeu nxënësve në ngulitjen e njohurive të qëndrueshme për alfabetin dhe njohurive të para gjuhësore, sepse mungon zinxhiri i vazhdimësisë dhe i lidhjes kuptimore.

Dhe ja kemi përsëri të njejtat kërkesa për abetaren e përbashkët.

 

Akoma shumë shtëpi botuese nuk kanë gjetur një partner botues për të marrë pjesë në konkurs.

Kërkesë 2

Krahas kushteve të vëna për domosdoshmërinë e bashkëpunimit, praktikë e dështuar, tashmë me abetaren 2012 që realizoi një tekst pa bosht metodik, një tekst me autorë fiktivë, me çmontim të logjikës dhe estetikës, sepse kontaktet midis dy shtëpive botuese dhe autorëvë ishin thjesht formale… Gjithashtu duke u mbështetur në kapitulli 3, faqe 4, pika- a-( Paketa e dokumentave) ku lexojmë: “Shtëpitë botuese të secilit prej vendeve aplikojnë në marrëveshje partneriteti me njëra-tjetrën duke autorizuar njërën prej tyre për ndjekjen e procedurave të konkurrimit…” t’i japë një impuls të ri konkursit duke pranuar tekste edhe vetëm nga një shtëpi botuese, sepse qëllimi është i njëjtë: ‘ të realizojmë një abetare si shprehet kryeministri

Dhe me shpalljen e tekstit fitues shtëpia botuese organizon vetë bashkëpunimin me shtëpinë  botuese “Subjekt” bashkaplikant”, për botimin dhe shpërndarjen e tekstit të Abetares.

Në tri dokumentet përgatitur për konkurs:

1.Thirrje për aplikim në Konkursin për tekstin e vetëm të përbashkët”Abetare”.

  1. Programi “Gjuhë shqipe ”
  2. Paketa e dokumenteve…

Kemi orientime, udhëzime zbatuese (mbi njëqind nene dhe nën nene) detyrimisht

për t’u zbatuar dhe duke u nisur, se mund të interpretohet realizimi i tyre ndryshe nga komisioni ju lutemi…

Kërkesë 3

Krijimi i një zyre për sqarime në plotësimin e dokumentacioneve për konkurs.

 Në paketa e dokumenteve lexojmë (fq 7).

  1. Dokumentacioni teknik i mësipërm, për tekstin shkollor duhet të dorëzohet në zarf të bardhë të formatit A4, të mbyllur dhe të dyllosur, pa shenja të jashtme dalluese që mund të zbulojnë përkatësinë e zarfit.
  2. Dokumentacioni teknik shqyrtohet nga Komisioni dhe dokumentohet me procesverbal, pas
    përfundimit të vlerësimit dhe shpalljes së renditjes paraprake.
    5. Mungesa ose pasaktësia, qoftë dhe e njërit prej dokumentacioneve teknike, sjell skualifikimin
    nga vlerësimi i subjektit aplikues

Në konkurset viti 2004-2012, aplikohej aktpranimi jo vetëm i dokumentacionit ligjor, por edhe i dokumentacionit teknik. Pasaktësia ose mungesa e një dokumenti ligjor ose teknik, rregullohej  dhe dorëzohej gjatë ditëve të caktuara për pranim të teksteve.

Kërkesë 4

Konkursit i jep vlerë përbajtja e tekstit dhe jo një fletë e munguar ose plotësuar gabim, që edhe mund të hiqet mbasi zarfi me dokumentacion teknik pa asnjë shenjë dalluese shumw lehtë mund të hapet dhe të mbyllet përsëri, me dyll.

Kërkojmë që njëkohësit krahas dokumentacionit ligjor, të kontrollohet edhe dokumentacioni teknik në prani të përfaqësuesit të shtëpisë botuese: Sepse edhe kur hapet zarfi me dokumentacion ligjor, zbulohet përkatësia e Zarfit. Ky është justifikim, sepse qëllimi është korruptiv…