Pikat bazë, ku duhet të mbështeten maturantët për provimin e Anglishtes

916
Sigal

Programi orientues për përgatitjen e provimit kombëtar të Maturës Shtetërore

 Maturantët në provimet e Maturës Shtetërore mund të zgjedhin një lëndë nga gjuhët e huaj për të dhënë provimet me zgjedhje. Si gjuhë e huaj e parë që mund të jepet provim më zgjedhje është anglishtja. Programi orientues për përgatitjen e provimit kombëtar të Maturës Shtetërore për gjuhën angleze, si gjuhë e huaj e parë, synon të orientojë maturantët në përgatitjen e tyre për provimin me zgjedhje. Hartimi i këtij programi orientues është bazuar tërësisht në kurrikulën e gjuhës angleze për arsimin e mesëm të lartë, si dhe në programet bërthamë për klasat 10, 11, 12, të cilat përcaktojnë njohuritë dhe shprehitë e domosdoshme gjuhësore, komunikuese dhe funksionale. Ky program orientues mbështetet në standardet e arritjes së mësimit të gjuhës angleze si gjuhë e parë, që i përket nivelit B2, në përputhje me Kuadrin e Përbashkët Evropian për Gjuhët. Testi përmban pyetje të njohurive të përshkallëzuara, të cilat përfshihen në nivelin gjuhësor B1-B2.

Synimet e programit

-Të ndihmojë nxënësin maturant në përgatitjen e tij për provimin e gjuhës angleze si lëndë me zgjedhje.

-Të ndihmojë mësuesin e lëndës në punën e tij për zbatimin e programit dhe për t’u dhënë orientimet e duhura nxënësve.

-Të bëjë vlerësimin e dy aftësive kryesore (nga katër aftësi që ka gjuha e huaj), që janë: të lexuarit dhe të kuptuarit, si dhe të shprehurit me shkrim.

-Të vlerësojë të kuptuarit dhe të shprehurit përmes strukturave bazë të gjuhës, si dhe aftësinë për përdorimin e gjuhës, duke përfshirë aspektin morfologjik, sintaksor, leksikor dhe funksional. Përdorimi i gjuhës shërben si një pjesë kompensuese për të kontrolluar dy aftësitë e tjera: të folurit dhe të dëgjuarit

-Të japë orientime për specialistët që merren me hartimin e testeve të Maturës Shtetërore për gjuhën angleze si lëndë me zgjedhje.

-Të vlerësojë formimin e përgjithshëm kulturor, qytetar, social dhe gjuhësor përmes komunikimit të ideve me shkrim, duke respektuar rregullat e organizimit dhe të shprehjes së ideve, mbështetur me argumente dhe shembuj konkretë.

Kurrikula bërthamë për gjuhën e huaj

Nxënësi që i nënshtrohet provimit të Maturës Shtetërore në gjuhën angleze duhet të demonstrojë aftësitë dhe njohuritë e tij për sa më poshtë vijon:

-Reading comprehension (të kuptuarit përmes leximit)

Vlerësimi i këtij komponenti bëhet mbi bazën e një teksti të panjohur, mbi të cilin ndërtohen pyetje që vlerësojnë aftësinë e nxënësit për të kuptuar një pjesë letrare ose joletrare dhe për të gjykuar mbi të. Programi orientues për përgatitjen e provimit të Maturës Shtetërore, i orienton nxënësit se si të përdorin aftësitë dhe strategjitë e të kuptuarit përmes leximit, të cilat janë zhvilluar ndër vite.

Më poshtë po radhitim disa aftësi të të kuptuarit përmes leximit:

– Përzgjedhja dhe marrja e informacionit të duhur nga teksti i dhënë.

– Reflektimi mbi përmbajtjen e një fragmenti dhe nxjerrja e informacionit të duhur prej tij.

– Paraqitja e elementeve provuese, që mbështesin idenë e dhënë nga vetë nxënësi.

– Thellimi në kuptimin e një fraze dhe gjetja e sinonimit të saj.

– Formimi i një kuptimi të përgjithshëm dhe nxjerrja e moralit të pjesës.

– Zhvillimi i aftësisë krijuese dhe interpretuese dhe paraqitja e elementeve që justifikojnë përgjigjen e dhënë.

– Kuptimi i përgjithshëm i tekstit.

– Kuptimi i thelluar: gjetja e të pashprehurës ose të nënkuptuarës, qëndrimi i autorit etj.

– Plotësimi i ushtrimeve leksikore rreth tekstit.

– Gjetja e fjalëve referuese.

– Zgjidhja e ushtrimeve leksikore dhe gramatikore rreth tekstit.

Writing (të shprehurit me shkrim)

Në provimin e Maturës Shtetërore, nxënësi është i aftë të prodhojë tekste të shkruara mbi një gamë të gjerë fushash tematike. Nxënësi përgatitet të bëjë përshkrime të hollësishme mbi tema të njohura, të tregojë me shkrim përvojat e tij, duke përshkruar ndjenjat dhe reagimet e tij, të përshkruajë një ngjarje, një udhëtim të vërtetë ose imagjinar, të tregojë një histori, të shkruajë ese mbi tema të ndryshme, të shkruajë një letër personale ose zyrtare, të bëjë komentin e një filmi. Për vlerësimin e kësaj aftësie, nxënësi paraqet një produkt të shkruar prej 150-200 fjalësh, ku të zhvillojë një temë mbi një çështje me interes të përgjithshëm. Nxënësi vlerësohet për përmbajtjen, leksikun, korrektësinë gramatikore dhe për strukturën e rrjedhën logjike.

Të shprehurit me shkrim përfshin:

– Të shprehurit me shkrim në formën e një eseje për një gamë të gjerë temash të njohura e komplekse që janë trajtuar ndër vite (ese argumentuese, pro/kundër dhe t’i japin zgjidhje problemit).

– Një produkt të shkruar saktë nga ana gramatikore dhe të strukturuar mirë (në formën e një letre zyrtare dhe familjare, të një letre aplikimi ose rekomandimi, si dhe artikuj të shkurtër).

– Shpjegimin e pikëpamjeve të ndryshme.

– Komente me shkrim për diskutimin e një filmi ose të një vepre letrare, një ngjarjeje, ose të një vendi turistik, ose të një objekti të kulturës.

The use of English (përdorimi i gjuhës)

Në këtë program, njohuritë kryesore që nxënësi ka marrë gjatë tre viteve të gjimnazit janë dhënë përmes fushës tematike të mëposhtme, e cila është e ndarë në linja dhe nënlinja, sipas tematikës së zhvilluar në gjimnaz dhe përmes elementeve gramatikore, që zhvillohen në mënyrë spirale gjatë tre viteve të gjimnazit dhe jepen të detajuara në program.

Shprehitë

Shprehitë kryesore që nxënësi ka fituar gjatë tre viteve të gjimnazit, janë dhënë përmes akteve dhe funksioneve komunikative. Ato tregojnë se cilat janë shprehitë kryesore që një nxënës ka fituar përmes realizimit të programit të gjimnazit dhe që është i aftë të shprehë.

 Tipat e ushtrimeve të rekomanduara për çdo fushë

 Reading and comprehension (të kuptuarit përmes leximit)

– Pyetje mbi përmbajtjen e tekstit.

– Ushtrime me përzgjedhje fjalësh ose frazash.

– Plotësimi i vendit bosh me informacionin e duhur (Sentence or phrase completion).

– Ushtrime me përgjigje po/jo.

– Ushtrime me e vërtetë/e rreme (True or False).

– Ushtrime me disa alternativa (Multiple Choice – përzgjedhje e alternativës së saktë nga 4 ose 5 alternativat e dhëna).

– Ushtrime ku kërkohet marrja dhe përzgjedhja e informacionit të duhur nga teksti i dhënë.

– Ushtrime ku kërkohet reflektimi mbi përmbajtjen e një fragmenti dhe nxjerrja e informacionit të duhur prej tij.

– Vendosja e paragrafëve sipas rendit të duhur në renditjen e ngjarjeve (Arrangement of paragraphs).

– Ushtrime ku i kërkohet paraqitja e elementeve provuese, që mbështesin idenë e dhënë nga vetë nxënësi.

– Ushtrime ku kërkohet thellim në kuptimin e një fraze dhe gjetja e sinonimit të saj.

– Ushtrime ku kërkohet formimi i një kuptimi të përgjithshëm dhe nxjerrja e moralit të pjesës.

– Ushtrime ku kërkohet zhvillimi i aftësisë krijuese dhe interpretuese dhe paraqitja e elementeve që justifikojnë përgjigjen e dhënë.

Writing (të shkruarit)

– Shkrimi i një e-mail-i.

– Përmbledhje e një filmi, libri ose historie.

– Aplikime ose rekomandime për një punë.

– Shprehja e mendimit rreth një çështjeje të caktuar.

– Vjelja e informacionit për një shkrim të caktuar.

– Konturimi i ideve.

– Përcaktimi i fjalisë qendrore.

– Shkrimi i një paragrafi.

– Përdorimi i fjalive mbështetëse.

– Rishikimi i materialit të shkruar dhe korrigjimi i tij.

– Redaktimi.

– Modele shkrimi të llojeve të ndryshme dhe analiza e tyre.

Use of English (grammar and vocabulary) – përdorimi i gjuhës

– Ushtrime me zëvendësim, zëvendësimi i një fjale me një të ngjashmen e saj.

– Ushtrime transformimi, shprehja e një fjalie me një strukturë tjetër, por duke ruajtur kuptimin e fjalisë.

– Ushtrime me shumë zgjedhje/alternativa.

– Ushtrime me plotësime vendesh bosh, vendosja e fjalës së duhur.

– Ushtrime me ndërtim fjalish.

– Ushtrime me gjetje dhe korrigjime gabimesh, bashkim i funksionit me strukturën përkatëse etj.

 Struktura e provimit në përqindje

Aspektet gjuhësore që do të vlerësohen

Përqindja

Reading and comprehension

Të kuptuarit e një teksti të shkruar (letrar ose joletrar)

30%

Use of English (grammar and vocabulary)

Përdorimi i gjuhës (gramatika dhe leksiku)

40%

Writing

Të shkruarit (ese ose krijim, një letër, kërkesë, përshkrim, artikull, përmbledhje etj.)

30%