Peticioni: Anullimi i vendimit për orët mësimore të reduktuara dhe mësimit me turne, ja ku dhe kur do të hidhen firmat sot

214
Sigal

Në disa shkolla të kryeqytetit po firmoset nga prindërit një peticion që kërkon shfuqizimin e udhëzimit të Ministrisë së Arsimit për mësimin me orare të shkurtura dhe turne në shkollat e Tiranës.

Iva Çaushaj, një prej iniciatorëve të këtij organizimi, përmes një postimi në Facebook lajmëroi se një peticion do të zhvillohet ditën e sotme në orën 17:00 te Pazari i Ri në Tiranë për mbledhjen e firmave për të anuluar mësimin me orë të reduktuara dhe mësimin me turne.

Caushaj njofton se peticioni pas mbledhjes së firmave do të dorëzohet ditën e hënë me datë 4.10.2021.

Kujtojme se Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, tha të mërkurën se oraret e shkurtuara dhe mësimi me turne prekte vetëm 22 për qind të shkollave, të cilat kanë densitet të lartë nxënësish për klasë, ndërsa 78 për qind e tyre zhvillon mësimin normal.

Prindërit paralajmërojnë se do të dalin në protestë së bashku me fëmijët, nëse shteti nuk reagon për të zgjidhur problemin.

Postimi i plotë:
Nga Iva Çaushaj
Miq, sot, në orën 17:00, ju presim tek Pazari i Ri për të firmosur peticionin që do t’i drejtohet Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për anullimin e vendimit të orëve mësimore të reduktuara dhe mësimit me turne, i cili do të dorëzohet ditën e hënë, më datë 4.10.2021.
Ju mirëpresim!
Me respekt,
Këshilli i Prindërve