Nikolla në Kosovë për unifikimin e kornizës kurrikulare në arsim

575
Sigal

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë, në kuadër të thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit arsimor dhe shkencor mes dy vendeve.

Në nisje të agjendës së takimeve Ministrja Nikolla është pritur nga homologu i saj në Kosovë, Arsim Bajrami. Më pas delegacionet e dy vendeve kanë zhvilluar një takim ku diskutuan mbi projektet e përbashkëta, ndër të tjera edhe për unifikimin e kornizës kurrikulare në arsimin parauniversitar.

Takimi i delegacioneve u zhvillua edhe në kuadër të përgatitjeve për mbledhjen e ardhshme të dy qeverive, Shqipëri-Kosovë.

Gjatë vizitës së saj, Ministrja Nikolla do të takohet me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Pjesë e agjendës së takimeve është edhe takimi me Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hivzi Islami dhe me Rektorin e Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu