Mësuesit: “Zoti Kaptelli, na trego ku i ke shpenzuar 240 milionë lekët që na zhvat çdo vit si kuota sindikale”?

459
Sigal

Përparim HALILI

 

Publikimi i skandalit të sekuestrimit me dhunë të kuotave sindikale dhe të një gjobe pirate banditeske tipik hajdutërore, ndalur çdo muaj e çdo vit në pagat e mësuesve, ka shkaktuar reagime të shumta tek mësuesit. Reagimet e ardhura këto ditë në “Telegraf” nga mësues nga i gjithë vendi, denoncojnë faktin që Nevrus Kaptelli ka abuzuar me milionat që zhvat në formë kuotash sindikale në vlerën 100 lekë të reja në muaj dhe 400 lekë të reja shtesë në vit mbi këto miliona.

 

Skenar presioni nga DAR-SPASH e FSASH, për t’u zhvatur 480 milionë lekë në vit mësuesve

 

Sipas urdhrave të dhënë prej drejtorëve arsimorë të qarqe për degët e Thesarit të Shtetit, rezulton se me marifetin e kotave sindikale janë zhvatur 30 mijë mësues, të cilëve bankat u kanë ndalur 360 milionë lekë në vit për kuotën sindikale dhe 120 milionë lekë në vit për taksën (gjobën) sindikale, duke u grabitur mësuesve shqiptarë 480 milionë lekë në vit në total. Kjo shumë vjetore e barabartë me ndërtimin e një shkolle, me urdhër të drejtorëve të arsimit në qarqe është ndarë qysh në bankë në pjesë të barabartë 50% me 50% në llogaritë e SPASH e FSASH, që komandohen nga Nevrus Kaptelli e Xhafer Dobrushi, dy “lugetër” që lebetitin mësuesit me presione drejtorësh që të firmosin anëtarësinë në sindikatë me formularë të gatshëm, për të cilat letrat e ardhura në redaksi deklarojnë se janë edhe ish-spiunë të sigurimit të shtetit deri në vitin 1992, desantuar në lëvizjen sindikale për “shërbime speciale”. Pas publikimit të fakteve të këtij skandali të rëndë ligjor, shtetëror, bankar e administrativ të bërë prej shtetasve Nevrus Kaptelli e Xhafer Dobrushi, prej drejtorëve rajonalë të arsimit, prej drejtorëve të arsimit të rretheve e të shkollave, prej Thesarit të Shtetit dhe prej bankave, ka reaguar prokuroria dhe shërbimi i anti-krimit ekonomik financiar, të cilët janë vënë në hetim të çështjes, qëndrimin e të cilave do ta publikojmë numrin tjetër. Sot po publikojmë reagimet e forta që kanë ardhur nga mësues të regjistruar me dhunë si anëtarë të SPASH në rrethet Shkodër, Tiranë, Elbasan, Korçë, Vlorë, Dibër, Berat e Gramsh, të cilët denoncojnë këtë vjedhje që u bëhet pagës së tyre, duke u ndalur me dhunë zyrtare 1600 lekë të reja në vit (1 abone mujore), miliona, të cilat sipas letrave të mësuesve dhe faturave të thesarit “… përfundojnë si çeqe financiare për dy individë, të ndara nga 240 milionë lekë në vit secili, duke i tjetërsuar mësuesit në fabrikë që prodhon miliona për qejfet e skuthit Noke dhe stërgjysh Xhafës”.

 

Absurd, apo mashtrim: SPASH e FSASH ndajnë 50% me 50% anëtarët dhe milionat e kuotave

Sipas reagimeve të mësuesve, këta dy individë veprojnë duke mashtruar Ministrinë e Arsimit me lista emërore anëtarësie sindikale mësuesish false, gjoja sikur 30 mijë mësues kanë pranuar të jenë sindikalistë që duan të udhëhiqen nga profesor Nokja dhe nga bashkëkohori Xhaf. Ku qëndron falsifikimi i listave, të cilat “klonohen” në zyrat e disa drejtorëve arsimorë në rajone, në rrethe e shkolla me profil bozhibozukë e injorantë të emëruar në këto poste jo për aftësi profesionale e figura morale, por sahanlëpirës e lango të çdo partiçke? Fakti është ky: Kemi deklarime të shumë mësuesve, të cilët thonë se kanë firmosur të jenë sindikalistë të SPASH e FSASH, jo se duan të jenë anëtarë tek këto dy sindikatat e individë “leckë gabi”, por sepse detyrohen me presione prej drejtorëve të shkollave, të cilët sipas deklarimeve dhe investigimeve që disponon “Telegraf”, janë të përfshirë si përfitues “çeqesh” që u jepen prej dy kryetarë-abuzatorëve Kaptelli-Dobrushi, sidomos si “peshqesh” në prag të Vitit të Ri, kur agallarët e SPASH e FSASH tërheqin milionat dhe në fund të vitit shkollor, si pagesë për të kaluar… ca ditë plazh! Përballë presionit për të humbur vendin e punës, ata pranojnë e firmosin të japin bakshish 100 lekë të reja në muaj dhe 400 lekë të reja në vit për… sindi…kakat (siç i quajnë mësuesit)! Por mësuesit që futen në listat paçavure e që nëpërmjet tyre zhvaten në pagën mujore, nuk e dinë se ku përfundojnë këto miliona, mbasi nuk kanë parë të arkëtohet asnjë qindarkë në llogarinë e organizatës së tyre sindikale, mbasi llogaritë i mbajnë dy efendilerët e qelbur në këtë në korrupsion Kaptelli e Dobrushi dhe disa “të fortë” që shoqëron Noken, kur shkon për të kërcënuar gazetat! Kujtojmë dy fakte: 1. Prej disa ditësh, nëpër shkolla janë desantuar jeniçerë dhe jeniçere të bandës “Kaptelli”, për të mbledhur me joshje e kërcënime firmat e mësuesve për “anëtarësi sindikale”, duke u paraqitur me një formular defter bakalli, si gjoja “me porosi nga ministrja e Arsimit dhe nga drejtorët e DAR”!

Vijon

Mësuesit e listës sindikale të SPASH: “Zoti Kaptelli, na trego ku i ke shpenzuar 240 milionë lekët që na zhvat çdo vit si kuota sindikale”?

 

Pas letrës së dërguar prej Nevruz Kaptellit në “Telegraf” në emër të mësuesve sindikalistë shqiptarë, ku thoshte se nuk jepte shpjegime publike për fatin e kuotave financiare të zhvatura nga mësuesit me dhunën drejtorëve të arsimit, kanë reaguar grupe mësuesish e mësues të veçantë nga Tirana, Durrësi, Berati, Vlora, Korça, Elbasani, Pogradeci, Tepelena, Gjirokastra e sidomos nga Shkodra dhe Gramshi. Nëpërmjet gazetës “Telegraf”, ata i kërkojnë shpjegime zotit Nevrus Kaptelli, duke i bërë disa pyetje konkrete:

1.      Cilët të kanë zgjedhur ty si drejtues sindikate të SPASH?

2.      A ke ndonjë kërkesë mësuesish shqiptarë, për t’u anëtarësuar në sindikatë, siç e përcakton Kodi i Punës dhe Statuti i SPASH, që thonë se anëtarësimi bëhet me kërkesë me shkrim paraqitur në strukturën sindikale?

3.      A është liri sindikale, apo dajak shtetëror, fakti që mësuesit detyrohen të firmosin anëtarësinë sindikale (pranimin) në zyrat e drejtorëve?

4.      A keni diskutuar me mësuesit sindikalistë Kontratën e Punës të Nivelit të Parë e të Nivelit të Dytë, gjersa na regjistroni me dhunë si sindikalistë për të na vjedhur 1600 lekë të reja  në vit, përse nuk kërkoni edhe kontratë pune të Nivelit të Tretë (mësues-drejtori shkolle)?

5.      Shtrohen disa pyetje: Si është e mundur që SPASH ka numër të barabartë anëtarësh me FSASH në çdo shkollë e për rrjedhojë edhe milionat e grabitura me dhunë si kuota, i ndajnë në mënyrë të barabartë me njeri-tjetrin?

6.      Ç’punë kanë drejtorët e DAR, të urdhërojnë Thesarin dhe bankat, për ndarjen dhe kalimin e kuotave të mësuesve, në llogari të sindikatave në mënyrë të barabartë, kur sipas ligjit pagesën e kuotave duhet ta bëjmë ne si mësues me vullnet të lirë tek organizata ku militojmë?

7.      A duhen verifikuar listat e anëtarësive të mësuesve që janë deklaruar si sindikalistë në SPASH, lista këto që janë dorëzuar në MAS dhe në Ministrinë e Punës për të lidhur kontratat e punës, ku ju zoti Kaptelli jeni edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Punës, i vet-emëruar në këtë këshill pa vendim të strukturave tona sindikale?

8.      Sa përqind të kuotave të organizatës sindikale ët shkollës, duhet të kalojnë në llogari të SPASH, sa futen në xhepin e padrinos së BSPSH dhe a u lihet ndonjë qindarkë organizatave sindikale të shkollave?

9.      Cilat janë financimet për çdo organizatë sindikale shkolle ose rrethi e qarku?

10.  Zoti kryetar i vetë-shpallur Kaptelli, na trego ku i ke shpenzuar 240 milionë lekët që na zhvat çdo vit si kuota sindikale”?