“Mësimi me dy turne, pasojë e shtimit të programeve të reja”

556
Sigal

INTERVISTA/ Flet për “Telegraf”, Rektori i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Liman Varoshi

Rektori i Universitetit të Elbasanit, Liman Varoshi në një  intervistë për “Telegraf” sqaron situatën e mësimit me dy turne. Rektori thotë se mësim me dy turne bëjnë programet e ciklit master dhe se kjo është zgjidhja e vetë studenteve dhe pedagogëve. Varoshi thotë se shtimi i programeve të reja ka çuar në rritjen e numrit të studenteve dhe kjo është një arsye që çon universitetin në mësim me orare të zgjatur. “Megjithatë specifika e universitetit tonë ka qenë e tillë që ne këtë rritje e kemi shoqëruar në mënyrë të vazhdueshme me rritjen e kapaciteteve të infrastrukturës të universitetit. Pothuajse çdo fakultet i universiteti ka ndërtuar godina apo ka shtuar ambiente të reja dhe rikonstruktuar godinat ekzistuese dhe ne mund të themi me bindje sot se jemi ndër universitetet publike që ofrojmë kushtet të mira në mbarë vendin”, tha Varoshi.

Prof. Varoshi a bëhet mësim me dy turne në UE?

Në rast se do t’i referoheshim në mënyrë të drejtpërdrejtë termit të përdorur nga ju, pra nëse pyetja juaj nënkupton faktin që në universitetin tonë ka degë, të cilat procesin mësimor e zhvillojnë vetëm gjatë orarit të pasdites përgjigja për këtë pyetje është jo. Në këtë kuptim të vetmet përjashtime janë disa programe studimi të ciklit master, të cilët zhvillohen gjatë orarit të pasdites dhe kjo është një zgjedhje e vetë stafit akademik dhe atij të studentëve për tu lënë këtyre të fundit mundësinë e impenjimeve të tjera që mund të kenë gjatë ditës. Përgjigja ime nuk nënkupton faktin se nuk ka edhe programe të ciklit Bachelor që nuk zhvillojnë orë të veçanta gjatë pasdites.

A është ky një problem shqetësues për ju si rektorat?

Natyrisht që mbarëvajtja e orarit të studimit dhe mësimit është prioritet i punës sonë ndaj në mënyrë të padiskutueshme sa herë që kjo mbarëvajtje mund të jetë problematike si rezultat i mungesës së ambienteve për të zhvilluar mësimin është një problem shqetësues.

Cilët janë arsyet që çojnë universitetin në mësimin me dy turne?

Pak më lart ju përmenda faktin se në disa programe studimi master kjo është një zgjedhje e vetë studentëve dhe pedagogëve. Ndërkohë atëherë kur zhvillohen siç ju thashë orë mësimore gjatë orarit të pasdites, kjo është si pasojë e ngarkesës së madhe. Duhet të kemi parasysh faktin se gjatë viteve të fundit Universiteti i Elbasanit ka pasur një rritje të konsiderueshme të programeve të studimit në të gjithë fakultetet e tij të shoqëruara këto natyrisht edhe me rritjen e numrit të studentëve. Megjithatë specifika e universitetit tonë ka qenë e tillë që në këtë rritje e kemi rikonstruktuar godinat ekzistuese, dhe ne mund të themi me bindje sot se jemi ndër universitetet që kanë të rikonstruktuar godinat ekzistuese dhe ne mund të themi me bindje sot se jemi ndër universitetet publike që ofrojmë kushtet të mira në mbarë vendin rritjen e kapaciteteve të infrastrukturës të universitetit. Pothuajse çdo fakultet i universiteti ka ndërtuar godina apo ka shtuar ambiente të reja dhe më rikonstruktuar godinat ekzistuese dhe ne mund te themi me bindje se jemi ndër universitetet publike që ofrojmë kushtet të mira në mbarë vendin. Ne kemi sot një mesatare prej rreth 3 metër katror sipërfaqe për çdo student që natyrisht nuk është sa sipërfaqja e standardeve evropiane, por siç e thashë është ndër më të mirat në vend.

A ka sistem ngrohjeje Universiteti i Elbasanit?

Unë ju thashë që të gjitha godinat e Universitetit të Elbasanit ose janë ndërtuar nga e para ose janë rikonstruktuar totalisht. Në këto investime në mënyrë të padiskutueshme ne kemi pasur parasysh ndërtimin e sisteme qendrore të ngrohjes nëpërmjet kaldajës. Ato sot janë të gjitha funksionale dhe në rast të ditëve të ftohta me temperatura minus gradë ne sigurojmë ambiente normale dhe të ngrohta për zhvillimin e procesit mësimor e kërkimor në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit.

Fakultetet, ku gjendja është më e ngarkuar

Momentalisht nëse do të flisnim për një situatë më të ngarkuar natyrisht do të përmendnim Fakultetin e Shkencave të Edukimit. Aktualisht për shkak të programeve të shumta të studimit dhe të masterave të mësuesisë që zhvillon ky fakultet zhvillohet mësim në orë edhe më të zgjatura. Megjithatë si zgjidhje imediate ne po shikojmë mundësinë e zhvendosjes së disa programeve të tij si psikologjia, filozofia etj në një godinë tjetër në qytet, e cila do të merret me qira nga ana e Universitetit.