Matura Shtetërore, pikat kryesore të programit të Sociologjisë dhe Psikologjisë për lëndët me zgjedhje

1171
Sigal

Tabela me temat që duhen përgatitur nga gjimnazistët për provimet e maturës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka publikuar programet orientuese për lëndën e psikologjisë dhe sociologjisë që synojnë t’u vijë në ndihmë hartuesve të provimit kombëtar të Maturës Shtetërore 2013 dhe nxënësve që i kanë zgjedhur këto dy lëndë për provime me zgjedhje. Programi orientues i Maturës Shtetërore 2013 për lëndën e psikologjisë është i ndarë në katër pjesë. Po ashtu edhe programi orientues i Maturës Shtetërore 2013 për lëndën e sociologjisë është i ndarë në katër pjesë.

Programi i Psikologjisë

Studimi i psikologjisë
Në këtë linjë, nxënësit njihen me fushën e psikologjisë dhe me zhvillimin që ajo ka pësuar; me çfarë merret psikologjia dhe këndvështrimet me të cilat ajo i sheh fenomenet psikologjike; me degëzimet e psikologjisë dhe me mënyrën se si studiuesit e psikologjisë e pasurojnë diturinë psikologjike.

Biopsikologjia

Në këtë linjë, nxënësit njihen me bazat biologjike të sjelljes njerëzore dhe me themelin kimik të saj; me mënyrën se si ne vihemi e mbahemi në kontakt me botën në të cilën jetojmë; me ndërtimin e aparatit që na ndihmon të kuptojmë botën; me rrugët që ndjekin sinjalet që prej organeve të shqisave e deri në tru; me shqisat e të parit, dëgjuarit, shijuarit, nuhatjes; me perceptimin përkatës dhe me faktorë ndërmjetës në procesin e perceptimit; me konceptet dhe teoritë mbi motivacionin; me motivet për të ngrënë, për të pirë e për të arritur sukses; me marrëdhëniet dhe hierarkinë e motiveve; me natyrën e emocioneve dhe teoritë që i shpjegojnë ato; me mënyrat e shprehjes së emocioneve; me stresin, stresorët dhe reagimin ndaj tyre; me sistemin imunitar dhe sëmundjet; me marrëdhëniet midis modeleve sjellore dhe sëmundjeve të caktuara; me mbrojtjen nga stresi dhe adoptimin e besimeve dhe të sjelljeve të shëndetshme.

Nr. Linja Objektivat
1 Studimi i psikologjisë –        Të dallojë këndvështrimet e sotme të psikologëve për kuptimin e sjelljes dhe të proceseve mendore.-        Të përshkruajë nënfushat kryesore të psikologjisë.

–        Të tregojë veçorinë e psikologjisë në studimin e sjelljes dhe të proceseve mendore.

–        Të përshkruajë zhvillimin e psikologjisë si një shkencë empirike.

2 Biopsikologjia –        Të shpjegojë bashkëveprimin e trashëgimisë me mjedisin në lidhje me sjelljen.-        Të analizojë rolin e biologjisë dhe të të nxënit në motivacionin dhe emocionet.

–        Të përshkruajë teoritë kryesore për motivacionin.

–        Të analizojë aspektet fiziologjike, afektive, kognitive dhe sjellore të emocioneve.

–        Të shpjegojë reagimet fiziologjike dhe psikologjike ndaj stresorëve.

3 Zhvillimi –        Të përshkruajë zhvillimin si proces jetësor.-        Të përshkruajë teoritë për zhvillimin njerëzor.

–        Të listojë dhe të krahasojë teoritë e personalitetit.

–        Të shpjegojë periudhën personale të zhvillimit dhe rëndësinë që ka ajo për jetën.

4 Njohja –        Të përshkruajë kuptimin dhe parimet e të nxënit.-        Të rendisë pjesët përbërëse të të mësuarit kognitiv.

–        Të përshkruajë mënyrën si bëhet regjistrimi dhe përdorimi i informacionit të kujtesës.

–        Të përshkruajë sistemet e kujtesës afatshkurtër e afatgjatë.

–        Të analizojë metodat e përmirësimit të kujtesës.

–        Të shpjegojë strategjitë dhe pengesat për zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve.

–        Të përshkruajë natyrën e ndërgjegjes.

–        Të përshkruajë karakteristikat dhe teoritë e gjumit, të ëndrrave dhe të hipnozës.

–        Të përshkruajë drogat psikoaktive dhe rolin e tyre në psikikë.

–        Të përshkruajë natyrën e inteligjencës dhe si testohet ajo.

5 Variacionet mes individëve dhe grupeve –        Të përshkruajë karakteristikat dhe origjinën e sjelljes anormale.-        Të rendisë metodat e përdorura për studimin e sjelljes anormale.

–        Të shpjegojë kategoritë kryesore të sjelljes anormale.

–        Të përshkruajë metodat më të shquara për trajtimin e sjelljes anormale.

–        Të përshkruajë kategoritë shoqërore dhe kulturore.

–        Të analizojë ndikimin shoqëror dhe marrëdhëniet shoqërore.

–        Të dallojë sjellje të shëndetshme mendore.

–        Të vlerësojë rolin e psikologut dhe të psikiatrit.

  1. 1.  PESHA SIPAS LINJAVE
Nr. Linja Pesha (në përqindje)
1 Studimi i psikologjisë 10%
2 Biopsikologjia 31%
3 Zhvillimi 21%
4 Njohja 21%
5 Variacionet mes individëve dhe grupeve 17%

Totali:

100%

Programi i Sociologjisë

Programi orientues i Maturës Shtetërore për lëndën e sociologjisë synon t’u vijë në ndihmë hartuesve të provimit kombëtar të Maturës Shtetërore 2013 dhe mësuesve, të cilët i përgatisin nxënësit për provimin e kësaj lënde.

Metodat e kërkimit sociologji

Nr. Linja Objektivat
1 Metodat e kërkimit sociologjik –        Të përshkruajë karakteristikat kryesore të metodave të kërkimeve sociologjike.

–        Të krahasojë përparësitë e kufizimet e një metode të kërkimit sociologjik.

–        Të përshkruajë llojet kryesore të vëzhgimeve sociologjike (vëzhgim i pjesshëm dhe i përgjithshëm, vëzhgim sistematik dhe jo sistematik, vëzhgim i drejtpërdrejtë dhe jo i drejtpërdrejtë, vëzhgim pjesëmarrës dhe jopjesëmarrës) dhe procedurën e realizimit të tyre në kushtet e shoqërisë shqiptare.

–        Të listojë kriteret dhe kërkesat kryesore të kampionimit sociologjik, për të realizuar praktikisht kampionime sociologjike të thjeshta.

–        Të përshkruajë llojet kryesore të intervistave sociologjike (intervista e lirë, intervista e strukturuar dhe intervista gjysmë e strukturuar).

–        Të shpjegojë dokumente të ndryshme zyrtare dhe vetjake në studimet sociologjike në shoqërinë shqiptare.2Kultura, individi, shoqëria-        Të shpjegojë konceptin gjithëpërfshirës të kulturës.

–        Të tregojë kuptimin e simbolit kulturor, funksionet kryesore të simboleve kulturore dhe veçoritë kryesore të zhvillimit të tyre.

–        Të përshkruajë kuptimin e gjuhës si tërësi simbolesh kulturore.

–        Të përshkruajë rolin e veçantë të gjuhës shqipe në shpjegimin e disa dukurive kulturore e gjuhësore të vendeve të tjera të Europës.

–        Të shpjegojë konceptin sociologjik të normave kulturore dhe shumëllojshmërinë e tyre; të argumentojë raportet ndërmjet normave kulturore dhe normave ligjore.

–        Të përcaktojë konceptin sociologjik të nënkulturës dhe të kundërkulturës.

–        Të argumentojë se kultura shqiptare është mozaik nënkulturash dhe e zhvilluar në periudha të gjata kohore si kundërkulturë; argumentet t’i ilustrojë me shembuj e fakte të qëmtuara nga jeta e përditshme.

–        Të dallojë vështirësitë kryesore (etnocentrizmi, ksenocentrizmi), me të cilat ndeshen njerëzit kur kalojnë nga njëri sistem kulturor tek tjetri.

–        Të përshkruajë rëndësinë teorike dhe praktike të relativitetit kulturor.3Shoqërizimi-        Të shpjegojë kuptimin sociologjik të shoqërizimit në formimin e personalitetit të njeriut.

–        Të japë disa shpjegime kryesore sociologjike të procesit të shoqërizimit (vetja shoqërore dhe marrja e rolit të tjetrit sipas Xh. H. Mid, pikëpamja e Ç. H. Kult për shoqërinë si pasqyrë etj.)

–        Të përshkruajë ndikimet e veçanta të mjediseve dhe faktorëve të ndryshëm (familja, shkollimi, grupet e vogla të shoqeve dhe shokëve më të afërt, mjetet e komunikimit masiv, opinioni publik).

–        Të përshkruajë veçoritë e shoqërizimit përgjatë këtyre cikleve të jetës në shoqërinë shqiptare.4Devianca-        Të përshkruajë e të arsyetojë karakterin relativ të sjelljeve deviante, faktorët dhe rrethanat social-kulturore kryesore që përcaktojnë nëse një model sjelljeje është deviant ose jo.

–        Të përshkruajë pesë tipet kryesore të krimit (krimi kundër personit, krimi kundër pasurisë, krimi i urrejtjes ose i mërisë, krimi i “jakave të bardha” dhe i ashtuquajtur “krimi pa viktima”).

–        Të përshkruajë shpjegimet kryesore biologjike dhe gjenetike të deviancës.

–        Të shpjegojë teorinë sociologjike të kontrollit të Trevis Hirshit dhe teorinë e etiketimit të Hauërd S. Beker për shpjegimin e deviancës.

–        Të shpjegojë kuptimin e deviancës parësore dhe dytësore.

–        Të përshkruajë funksionet kryesore shoqërore të sjelljeve deviante (pohimi i vlerave kulturore më të rëndësishme, përcaktimi i kufijve moralë, forcimi i unitetit shoqëror, faktor i rëndësishëm ndryshimesh shoqërore).5Shtresimi gjinor dhe familja-        Të përshkruajë format kryesore të shfaqjes së pabarazisë gjinore.

–        Të rendisë objektivat kryesore të lëvizjeve feministe.

–        Të dallojë format kryesore të martesës (endogamia dhe ekzogamia, monogamia dhe poligamia).

–        Të përshkruajë funksionet shoqërore të formave kryesore të martesës.

–        Të rendisë pikëpamjet kryesore për dilemën bashkëkohore: martesë apo bashkëjetesë.

–        Të rendisë format kryesore të familjes.

–        Të shpjegojë funksionet kryesore të familjes (shoqërizimi, rregullimi i marrëdhënieve seksuale, riprodhimi dhe nxitja emocionale e përkrahja ekonomike).

–        Të interpretojë dukurinë e divorcit dhe rrjedhojat shoqërore e psikokulturore të saj.

–        Të përshkruajë veçoritë e divorcit, interpretimet sociologjike të tij dhe faktorët që e nxisin atë.6Raca dhe etniciteti-        Të shpjegojë kuptimin sociologjik të konceptit racë, etnicitet, pakicë kombëtare dhe pakicë etnike.

–        Të tregojë ç’janë paragjykimet dhe diskriminimet.

–        Të analizojë katër format kryesore të marrëdhënieve ndërmjet shumicës dhe pakicave etnike në shoqëritë moderne (pluralizmi, asimilimi, veçimi (vetëveçimi) dhe shfarosja).7Analiza sociologjike e besimeve fetare-        Të përshkruajë funksionet kryesore të besimeve fetare (forcimi i unitetit shoqëror; përcaktimi i kuptimit të jetës; faktori i kontrollit shoqëror; ndikime të karakterit shoqëror të të shenjtës).

–        Të analizojë prirjet kryesore të ndryshimit të besimeve fetare në shoqëri (shekullarizimi dhe fondamentalizimi).8Urbanizimi dhe karakteristikat e punës në shoqëritë më të urbanizuara-        Të tregojë parakushtet e urbanizimit dhe karakteristikat e qyteteve paraindustriale.

–        Të përshkruajë veçoritë e urbanizimit përgjatë periudhës së industrializimit.

–        Të analizojë dukuritë e prirjet kryesore të zhvillimeve urbane pas Luftës së Dytë Botërore (shpërqendrimi urban, zona urbane, përtëritja urbane, xhentrifikimi, eksurbanizimi).

–        Të përshkruajë interpretimet kryesore sociologjike të jetës shoqërore në qytete (dallimet e mënyrës urbane të jetesës nga mënyra rurale, urbanizimi si mënyrë jetese dhe ekologjia urbane).

–        Të analizojë karakteristikat kryesore të punës në shoqëritë më të urbanizuara ose më të industrializuara (pakësimi i punës së gjallë të njerëzve në bujqësi; rritja e peshës specifike të punëve jakëbardhë, shtimi i profesioneve shumë të kualifikuara dhe rritja e rëndësisë së tyre; pakësimi i peshës specifike të të vetëpunësuarve; papunësia; ekonomia e paligjshme; rritja e shkallës së diversitetit në vendin e punës; rritja e shkallës së përdorimit të teknologjive të informacionit).9Shtresimi i shoqërisë dhe lëvizjet shoqërore-        Të përshkruajë karakteristikat kryesore të shtresimit shoqëror.

–        Të përshkruajë karakteristikat kryesore të organizimit të shoqërisë në sistemin e kastave.

–        Të përshkruajë karakteristikat kryesore të organizimit të shoqërisë në sistemin e klasave.

–        Të analizojë dukurinë e lëvizshmërisë shoqërore individuale e strukturore dhe veçoritë e tyre në sistemin e kastave e të klasave.

–        Të analizojë dukurinë e ndryshimit shoqëror dhe karakteristikat kryesore të tij (i përgjithshëm dhe me veçori dalluese në çdo shoqëri; përgjithësisht i qëllimshëm, por i paplanifikuar në të gjithë rrjedhojat; rrjedhoja kontradiktore dhe kohëzgjatje të ndryshme).

–        Të interpretojë idetë sociologjike për lëvizjet shoqërore dhe tipet kryesore të lëvizjeve shoqërore (lëvizje alternative, lëvizje realizuese, lëvizje reformuese dhe revolucione.10Shoqëria tradicionale, moderne, pasmoderne-        Të përshkruajë katër karakteristikat kryesore të shoqërisë moderne sipas Peter Bergerit (venitja e komuniteteve të vogla tradicionale; zgjerimi i mundësive për zgjedhje vetjake; zgjerimi i spektrit të shumëllojshmërisë shoqërore; orientimi nga e ardhmja dhe rritja e vetëdijes së kohës).

–        Të përshkruajë karakteristikat kryesore të shoqërisë tradicionale, të krahasuara me ato të shoqërisë moderne.

–        Të analizojë dhe të interpretojë pesë karakteristikat kryesore të shoqërisë pasmoderne (rënia e modernitetit; zbehja e dritës së përparimit; shkenca nuk përballon zgjidhjen e çështjeve; intensifikimi i debateve kulturore; ndryshimi i vazhdueshëm i institucioneve shoqërore).

PESHA SIPAS LINJAVE

Nr. Linja Pesha (në përqindje)
1 Metodat e kërkimit sociologjik 10%
2 Kultura, individi, shoqëria 13%
3 Shoqërizimi 9%
4 Devianca 11%
5 Shtresimi gjinor dhe familja 11%
6 Raca dhe etniciteti 9%
7 Analiza sociologjike e besimeve fetare 10%
8 Urbanizimi dhe karakteristikat e punës në shoqëritë më të urbanizuara 11%
9 Shtresimi i shoqërisë dhe lëvizjet shoqërore 9%
10 Shoqëria tradicionale, moderne, pasmoderne 7%

Totali:

100%