Matura Shtetërore 2019, dalin rezultatet e provimit të gjuhës së huaj

1720
Students take a university entrance examination at a lecture hall in the Andalusian capital of Seville, southern Spain, September 15, 2009. Students in Spain must pass the exam after completing secondary school in order to gain access to university. REUTERS/Marcelo del Pozo (SPAIN EDUCATION SOCIETY) - RTR27V3I
Sigal

Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar rezultatet e provimit të gjuhës së huaj për “Maturën Shtetërore 2019”.

Në provim morën pjesë 36,134 maturantë, u zhvillua në 194 qendra dhe zgjati 2 orë e gjysmë. Nga rezultatet e publikuara rezulton se 3.29 % janë ngelës dhe 96.71% janë kalues.

Rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore (MSH) për lëndët e tjera do të publikohen sipas afateve të parashikuara në “Rregulloren e MSH 2019”.

Ndërkohë, ditën e hënë datë 24 Qershor, 2019 do të zhvillohet edhe provimi i fundit i maturës shtetërore, ai i lëndës me zgjedhje, duke mbyllur kështu edhe ciklin e Maturës Shtetërore 2019. Në provimin e lëndës me zgjedhje do të marrin pjesë 36,220 maturantë.

***
Linku i rezultateve:
http://www.qsha.gov.al/infos/matura_2019/rezultate/rezultate_d3_msh2019.pdf