Matura Shtetërore 2019 – Ja përgjigjet e sakta të provimit të matematikës
Rreth 36 mijë maturantë iu nënshtruan ditën e djeshme provimit në lëndën e matematikës. Ky provim pasoi atë të gjuhë letërsisë dhe atë të gjuhës së huaj, teksa provimi i radhës dhe i fundit është në datën 24 qershor. Bëhet fjalë për provimin e lëndës me zgjedhje. Në përfundim të procesit të testimit në të gjithë Shqipërinë, Ministria e Arsimit ka bërë publike përgjigjet e sakta të provimit të matematikës.
Gazeta “Telegraf “ boton boton përgjigjet e plota të sakta, duke i dhënë mundësinë të gjithë maturantëve të verifikojnë dhe krahasojnë përgjigjet e tyre me ato të saktat.




















