MASH: Ja rregullat dhe procedurat për regjistrimin e maturantëve për Maturën Shtetërore

583
Sigal

Roli ndihmues i Komisionit të Maturës Shtetërore në shkollat e mesme për gjimnazistët

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar Formularin A1, nëpërmjet plotësimit të të cilit maturantët do të zgjedhin lëndët me zgjedhje. Afati për plotësimin on- line të Formularit A1 është deri më 20 mars. Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar dhe udhëzimet përkatëse për të gjithë maturantët për mënyrën që duhet të ndjekin për plotësimin on- line të Formularit A1.

Udhëzimi për aplikimin on- line

Për plotësimin e formularit, maturantët duhet të klikojnë në www.ealbania.al dhe me hapjen e faqes kryesore të portalit qeveritar, duhet të plotësojnë fushat përkatëse me të dhënat e tyre të sakta.  Pasi të kenë plotësuar të dhënat personale që kërkohen, kanë dy kuadrate, te secili janë listuar lëndët me zgjedhje. Maturantët duhet të caktojnë dy prej tyre. Maturantët kanë dy opsione ose ta ruajnë si draft aplikimin e tyre për t’iu rikthyer më vonë, ose ta dërgojnë atë. Ndërkohë duhet të tregohen të kujdesshëm në plotësimin e tij, pasi në rast se zgjedhin opsionin e dytë nuk do të kenë mundësi t’i rikthehen atij, në rast se kërkojnë të bëjnë ndryshime.

Rëndësia e Komisione të Maturës Shtetërore

Komisioni i Maturës Shtetërore, është një nga komisionet që do ju vijë në ndihmë maturantëve nëpër shkollat e mesme. Përfaqësuesit e këtij komisioni janë të gatshëm që tu përgjigjen paqartësive që mund të kenë maturantët. Ky komision ka për detyrë që të publikojë në mjediset e shkollës të gjithë informacionin e nevojshëm për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore. Po ashtu ky komision do ndihmojë dhe sqarojë çdo maturant/kandidat për provimet e Maturës dhe për mënyrën e aplikimit on- line të formularëve A1/A1Z. ai ka për detyrë që të plotësojë tabelën e regjistrimeve, sipas modelit të dërguar nga AKP-ja dhe e dorëzon (zyrtarisht dhe elektronikisht) në KMSH, së bashku me formularët e plotësuar. Ai po ashtu duhet të shpalli listën e maturantëve /kandidatëve që do të japin provimet e Maturës. Lista nga përfaqësuesit e këtij komisioni duhet shpallur në mjediset ku do të zhvillohen provimet dhe ai informon çdo maturant/kandidat. Detyra tjetër e rëndësishme e këtij komisioni është që të përgatisë mjediset e provimeve 24 orë përpara çdo provimi të Maturës.

Dokumentet për regjistrimin e maturantëve për provimet

Sipas rregullores së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës janë disa rregulla që duhen ndjekur nga maturantët për t’u regjistruar për provimet si ato me zgjedhje dhe ato me detyrim. Sipas rregullores regjistrimi në shkollat ku maturantët/kandidatët kanë kryer arsimin e mesëm. Në KMSH-në e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur; Maturantët/kandidatët paraqesin në KMSH dokumentet e mëposhtme:

a)Kërkesën me shkrim për dhënien e provimeve të Maturës;

b)Kopje të noterizuar e Dëftesës së Pjekurisë/në mungesë të Dëftesës së Pjekurisë, vërtetimin me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, me fotografi /Certifikatën e Maturës me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, lëshuar nga drejtori i shkollës, sipas regjistrit të amzës apo dokumentit të lëshuar nga arkivi i shtetit dhe legalizuar nga titullari i DAR/ZA-së;

c)Kopje të kartës së identitetit;

Në bazë të dokumenteve të paraqitura, KMSH-ja përcakton notën mesatare të viteve të shkollimit si edhe notat e provimeve të detyruara D1 e D2 dhe provimet e mbartura me zgjedhje të detyruara ia përcjell zyrtarisht shkollës ku kandidatët do të japin provimet me zgjedhje. KSHMSH-ja hedh në sistem të dhënat e mësipërme.

Kategoritë që pranohen në provim

Maturanti i para vitit shkollor 2005-2006 jep provime të Maturës, sipas kritereve të përcaktuara në Udhëzimin nr. 35, datë 27.11.2012 “Për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2013”. Për shkollat profesionale dhe social-kulturore, në rastet kur maturanti ka fituar Dëftesën e Pjekurisë, si provime të detyruara njihen:

a)Letërsia dhe matematika, nëse janë dhënë e fituar të dyja;

b)Letërsia ose matematika (nëse është dhënë e fituar njëra prej tyre);

c) Një ose dy nga provimet, sipas planit mësimor të shkollës së tyre, të vlerësuara me rezultat më të lartë. Kandidatët që kanë kryer shkollat e mesme para vitit shkollor 2012-2013 dhe nuk kanë dhënë provimet me zgjedhje ose kanë rezultuar jokalues, por dëshirojnë të aplikojnë për studime në IAL, duhet t’i japin ato.

Përllogaritja e pikëve sipas formulës

Pas  përfundimit të Maturës Shtetërore, përllogaritja e pikëve për  hyrjen në universitetet publike, të maturantit/kandidatit behet  si më poshtë:

Shënojmë me M, D1, D2, Z1 dhe Z2 përkatësisht piket  mesatare të shkollës së mesme, vlerësimet në lëndët e detyruara dhe në ato me zgjedhje.

Shënojmë me K koeficientin e shkollës të përcaktuar nga  universitetet publike. Shënojmë me  F1, F2 koeficientet e  lëndëve me  zgjedhje të  përcaktuara  nga

universitetet publike.

Llogaritja e  shumës  S  të  pikëve të  maturantit/kandidatit do  të  bëhet me formulën:

s = [ (M  + Dl  +D2)  X  K + (Zl X  Fl+ Z2 X  F2)]  X  100

Box

Rregulli për administratorët

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës personat e përfshirë në të gjitha nivelet e administrimit të procesit të provimeve të MSH deklarojnë me shkrim që nuk kanë fëmijë, nipër/mbesa/motër/vëlla maturantë/kandidatë, që do të kryejnë provimet e Maturës.

Disa nga detyrat e Agjencisë Kombëtare të Provimeve

1. Trajnon anëtarët e KMSH-ve, të ngarkuar për zhvillimin e provimeve të Maturës;

2. Përgatit bazën e të dhënave të maturantëve/kandidatëve pjesëmarrës në Maturë;

3. Publikon materiale ndihmëse për provimet e Maturës;

4. Harton testet e provimeve të Maturës;

5. Shumëfishon dhe paketon të gjitha materialet e provimeve të Maturës;

6. Harton grafikun e shpërndarjes dhe grumbullimit të materialeve të provimeve të Maturës;

7. Përzgjedh dhe trajnon vlerësuesit e testeve;

8.  dhe mbikëqyr procesin e vlerësimit të testeve;

9. Hedh të dhënat në sistemin kompjuterik për testet e vlerësuara;

10 Informon çdo DAR/ZA për rezultatet e provimeve të Maturës;

11. Administron dhe monitoron plotësimin e bazës së të dhënave nga DAR/ZA-të me mesataren pas përfundimit të procesit të Maturës;

12. Dërgon në DAR/ZA fotokopjet e testeve të vlerësuara, sipas kërkesave të maturantëve/kandidatëve, brenda afateve të përcaktuara nga MASH;

Programet orientuese lëndore për provimet e Maturës hartohen nga IZHA, miratohen nga MASH.