MAS: Studentët e universiteteve të mbyllura, regjistrime 5 -11 nëntor

491
Sigal

TIRANE – Ministria e Arsimit shtyn deri më 11 nëntor rregjistrimin e studentëve të universiteteve të cilëve iu hoq licenca për mosplotësim të kritereve ligjore.

Të gjithë ata studentë që deri më tani nuk kanë mundur të regjistrohen për shkak të problemeve me dosjet e marra nga universitetet e mbyllura ku kanë kryer studimet, do të kenë kohë deri më 11 nëntor për të plotësuar dokumentet dhe për tu regjistruar në privat ose në shtet.

Po ashtu, sipas udhëzimit të ri që ka publikuar Ministria e Arsimit, komisionet e vlerësimeve të ngritura pranë universiteteve do të kënë më tepër kohë për të vlerësuar dosjet e studentëve që tashmë kanë aplikuar në universitetet. Konkretisht, komisioni i vlerësimit do të shqyrtojë deri më 5 Nëntor dosjet e studentëve që kanë aplikuar në universitete publike, dhe deri më 7 nëntor dosjet e studenteve që kanë aplikuar në privat.

Sipas udhëzimit, studentët që duan të regjistrohen në privat mund të aplikojnë nga data 7 nëntor deri më 11 nëntor. Ndërsa studentët që duan të regjistrohen në publik kanë kohë nga 5 nëntori deri më 11 nëntor.

Sipas ministrisë së Arsimit, shtyrja e afatit të regjistrimit vjen më së  shumti për shkak të problemeve me dosjet që vijojnë të shfaqin studentët e universitetit privat të mbyllur, Vitrina.