MAS publikon listat përfundimtare të fituesve në universitete

492
Sigal

TIRANE – Ministria e Arsimit shpall sot listat përfundimtare të fituesve në universitete. Nga faza e parë rezultuan rreth 19 mijë fitues, të cilët kishin plotësuar formularin e preferencave. Gjatë kësaj periudhe maturantët kishin afat të kryenin proceduarat e regjistrimit online. Ndërkaq, mes dy opsioneve që kishin për të zgjedhur, atij për të mbetur në degën që ishin shpallur fitues në fazën e parë dhe asaj për të vazhduar konkurimin, maturantët do të kishin mundësi të zgjidhnin vetëm një. Ata që zgjodhën alternativën e dytë do të mund të verifikojnë sot në listë nëse kanë arritur të renditen në një preferncë më të lartë. Ngritja bëhet autoatikishtë në varësi të pikëve . Pas kësaj, duke filluar nga 1 tetori deri në 7 tetor , fituesit do të kenë mundësi ti nënshtrohen procedurave të regjistrimit, pranë sekretarive mësimore. 

http://www.gazetatelegraf.com/wp-content/uploads/2014/09/PER%20WEB%20(1).pdf

http://www.gazetatelegraf.com/wp-content/uploads/2014/09/PIKE%20FITUESI%20I%20FUNDIT%20RAUNDI%201%20-%20FAZA%202%20(1).pdf